Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Presidenti Ajzenhauer ka pasur tri takime sekrete me alienët

Presidenti Ajzenhauer ka pasur tri takime sekrete me alienët

Ish-presidenti amerikan, Duajt D. Ajzenhauer

Ish-presidenti amerikan, Duajt D. Ajzenhauer, ka pasur tri takime sekrete me alienët. Presidenti i 34-t i SHBA-ve i ka takuar jashtëtokësorët në një bazë të largët ajrore në Nju Meksiko në vitin 1954, sipas akademikut dhe autorit Timoti Gud. Ajzenhauer dhe zyrtarë të tjerë të FBI-së thuhet se e kanë organizuar takimin me krijesat e hapësirës duke dërguar mesazhe telepatike. Një prej takimeve u bë në bazën “Holloman Air Force”, ku ka pasur shumë dëshmitarë. Kjo është hera e parë që një akademik dhe ish-këshilltar i Kongresit e Pentagonit bën publike një deklaratë të tillë. Në emisionin e Frank Skiner në BBC2, Gud tha se qeveritë rreth botës kanë pasur kontakte të rregullta me alienët për shumë dekada. I pyetur pse alienët nuk takojnë dikë të rëndësishëm, si Presidenti Barak Obama, për të qenë më të besueshëm, Gud tha se në fakt “Është e sigurt se në vitin 1954, Presidenti Ajzenhauer ka pasur tri takime me alienët”. Ajzenhauer, i cili ishte president nga viti 1953 në 1961, njihej si besimtar i fortë i jetës në planetë të tjerë. Takimi i parë ka ndodhur me alienë me pamje “nordike”, por marrëveshjet janë “nënshkruar” me një racë të quajtur “Alienët Gri”. Sipas dokumenteve të klasifikuara të nxjerra nga Ministria britanike e Mbrojtjes në vitin 2010, Uinston Çërçill ka urdhëruar që kontakti me UFO-t të mbahej sekret, pas raportimeve nga forcat ajrore se ishin hasur me një UFO, ndërsa fluturonin nga Gjermania në Francë. Çërçill thuhet se ka diskutuar me Ajzenhauer se si të reagojë ndaj dëshmive të UFO-ve.

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

6 Komente per “Presidenti Ajzenhauer ka pasur tri takime sekrete me alienët”

  1. I ke rene pikes . Sa te merremi si te shpetojme nga ky dimer pa mbeshtetje qeverie,le te diskutojme endera ne diell.

  2. Pa dyshim ka qene njeriu me i rendesishem i shk. 20, gjeneral me 5 yje ne luften e dyte boterore, kolonel ne ate te paren, personi qe ruajti integritetin territorial te Japonise nga Ruset, pati nje rol te rendesishem ne luften e korese, pesident i shba-ve, i vetmi qe eshte pritur nga populli ne mynyren me spektakolare ne amerike mbas luftes se dyte boterore etj. Por shum pak e njohin per lidhjet e tij me jashte-tokesoret. Eshte nder me te paktit qe ka pasur akses ne dokumentat top sekret per alienet (20 persona kane akses), dhe ajo qe njihet akoma me pak eshte ngjarja e Antarktides. Nazistet kane pasur nje baze atije ( mendohet se ne bazen nen ujore fshihet edhe varri i Hitlerit ) dhe po ashtu edhe alienet. eshte per tu çuditur por alienet kane pasur kontakte dhe po ndihmonin nazistet ne nderimet e disqeve fluturuese me qellime luftarake. Ne1947 i ngarkohet pikerisht Ajzenhauer-it te çliroje Antarktiden te okupuar nga alienet gri. Arrin te triumfoj edhe kunder tyre. Ndersa takimet qe ai ka pasur me aliene kane qene ato te rraces nordike ( jane aliene qe ngjajne si ne por pak me te gjate ). Dhe ne AREA51 flitet se strehojne aliene me qellime paqesore per shkembime te teknologjise. Prandaj dhe thashe ne fillim qe eshte personi me i rendesishem qe dominoi me teper ne shek.20 ne historine boterore.

  3. Altin -koment interesant me vertetesi-ne fakt disku fluturues u ndertau nga Gjermanet dhe u ngrite ne ajer -gjithashtu u ndertau raketa e pare dhe u provua per fluturim-gjermanet kishen shume projekte por shkuan per dhjame qeni -u futen ne lufte dhe vrane njerze te pa fajshem-Altin kam nje shkrim per jashte tokesoret te cilen e lidh me Shqipatret por nu po gjej gazet per ta botuar mbasi nuk po kontaktoj -ne se ka interes gazeta PANORAMA munde te komunikojme -faleminderit

  4. daku se di cfar mielli perdor po ben mire te ndrrosh spacciator.!!!

  5. Budallalleqe me thes. Ne qoftese eshte takuar me alienet paska qene presidenti me injorant. Valle cila eshte e verteta? Takim me alienet apo injoranca? Mbyllni syte tu genjej une!

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept