Kjo super-anije është spital
Kuriozitete e Enjte, Shkurt 23rd, 2012
Për herë të parë në botë do të ketë “mjekë lundrues” falë një anije-spital të krijuar nga një dizajnues italian jahtesh. Marino Alfani, 29 vjeç, e hodhi idenë për të krijuar këtë spital detar për të ndihmuar njerëzit në raste fatkeqësish natyrore në ujë, si rasti i “Costa Concordias” apo cunami i vitit 2004, ku kalimi nëpër rrugët tokësore drejt spitaleve ishte i pamundur për shkak të përmbytjeve. Anija ka laboratorë, dhoma kirurgjikale, reanimacione dhe një dhomë për terapi oksigjeni. Do të ketë edhe një helikopter të vogël dhe një garazh me një ambulancë, 9 mjekë e infermiere, tre anëtarë ekuipazhi, dhe mund të mjekojë 50 persona në ditë, që do të thotë 1500 në muaj. Anija e ndërtuar me aliazh alumini është 35 metra e gjatë, 15 metra e gjerë dhe 8 metra e lartë. Koncepti për anijen-spital fitoi një çmim këtë muaj në “Millennium Yacht Design Awards”.
Me shume nga kjo kategori:
- Foto e dites
- Gjuha misterioze, e flet vetëm një person në botë
- Përpjekjet kundër HIV, “qethni gratë qerose”
- 15,000 stërlina për një foto lakuriq të Madonës
- “I vdekuri” egjiptian zgjohet në funeralin e tij
- Mishel Obama, xheloze për Oprah Uinfrein
- Intimiteti me Ermalin bezdis banorët, Françeska: Do bëj seks sa herë të dua
- Arjan Konomi: Nuk është detyrë e shtypit të ruajë imazhin e Sonit, ne vetëm ia renditëm të fejuarit
- Hermes Nikaj, pas pezullimit nga Aldo i rikthehet modelimit
- Gëlltit unazën për të fejuarën. Ruhet nga policia sa ta nxjerrë





























po te mbytet kjo, kush do ti shpetoje doktoret?