Izrael: Hortikultura, prodhohet domatja e zezë
Kuriozitete e Mërkurë, Shkurt 1st, 2012
Edhe pse nuk ka asgjë që nuk shkon me prodhimet natyrore, krijimet e frutave dhe perimeve hibride po hyjnë në treg gjithnjë e më shumë. Kërkuesit në hortikulturën izraelite kanë shpikur një lloj të ri domateje, e cila është e kuqe nga brenda, por e zezë nga jashtë. Për të krijuar domaten “Black Galaxy” (Galaksia e zezë), kultivuesit kanë kryqëzuar me varietete të egra. Ngjyra e errët vjen nga një pigment i ngjashëm me atë që gjendet te boronicat. Pigmenti është foto-sensitiv, kështu që sa më gjatë të qëndrojë domatja në diell, aq më e zezë bëhet. Kompania që ka prodhuar këtë domate të zezë, “Technological Seeds”, e specializuar nw prodhimet hibride, thotë se këto domate janë në avantazh sepse i kanë të gjithë antioksiduesit. Domatja do të tregtohet fillimisht vetëm në tregun e hoteleve luksoze për shkak të ngjyrës së saj unike. Domatja e çuditshme do të prezantohet javën e ardhshme në panairin “Arava Agricultural R&D”. Në këtë panair do të prezantohen edhe limonët pa fara, një lloj i ri luleshtrydhesh, limona të kuq dhe karota me shumë ngjyra: e verdhë, e purpurt dhe rozë.
Me shume nga kjo kategori:
- Foto e dites
- Gjuha misterioze, e flet vetëm një person në botë
- Përpjekjet kundër HIV, “qethni gratë qerose”
- 15,000 stërlina për një foto lakuriq të Madonës
- “I vdekuri” egjiptian zgjohet në funeralin e tij
- Mishel Obama, xheloze për Oprah Uinfrein
- Intimiteti me Ermalin bezdis banorët, Françeska: Do bëj seks sa herë të dua
- Arjan Konomi: Nuk është detyrë e shtypit të ruajë imazhin e Sonit, ne vetëm ia renditëm të fejuarit
- Hermes Nikaj, pas pezullimit nga Aldo i rikthehet modelimit
- Gëlltit unazën për të fejuarën. Ruhet nga policia sa ta nxjerrë




























