Florida, SHBA: Milioneri adopton të dashurën për të mbrojtur asetet
Kuriozitete e Premte, Shkurt 3rd, 2012Në një lëvizje të paprecedentë, që një gjykatës në Florida e cilësoi “në kufijtë e surreales”, një milioner, themelues i një klubi golfi, ka adoptuar të dashurën e tij 42-vjeçare për të mbrojtur pasurinë nga një proces vdekjeje. John Goodman, 48 vjeç, po përballet me një gjykim të ngritur nga prindërit e një 23-vjeçari të vrarë në një aksident me makinë në Uellington, Florida, në vitin 2010. Sipas “Palm Beach Post”, në procesin kundër tij thuhet se Goodman e kishte nivelin e alkoolit në gjak në kohën e aksidentit, mbi dyfishin e normës së lejuar. Kështu Goodman ligjërisht e bëri Heather Laruso Hatçins, të dashurën e tij prej dy vitesh, si vajzën e tij. Kjo lëvizje i jep asaj akses të menjëhershëm në një të tretën e fondit të trustit të vendosur për dy djemtë e tij, sepse ajo është mbi 35-vjeçe. Vetë Goodman nuk ka akses në këtë fond. Me akuzat që rëndojnë mbi milionerin, ai rrezikon humbjen e pasurisë dhe rreth 309 vite burg. Kështu i duhej një copë nga pasuria e të bijve, por ai vetë e mohon se adoptimi ka lidhje me çështjen ligjore, duke e cilësuar atë një lëvizje për të mbrojtur stabilitetin e investimit të familjes. Milioneri e kishte trashëguar pasurinë nga i ati.
Me shume nga kjo kategori:
- Foto e dites
- Gjuha misterioze, e flet vetëm një person në botë
- Përpjekjet kundër HIV, “qethni gratë qerose”
- 15,000 stërlina për një foto lakuriq të Madonës
- “I vdekuri” egjiptian zgjohet në funeralin e tij
- Mishel Obama, xheloze për Oprah Uinfrein
- Intimiteti me Ermalin bezdis banorët, Françeska: Do bëj seks sa herë të dua
- Arjan Konomi: Nuk është detyrë e shtypit të ruajë imazhin e Sonit, ne vetëm ia renditëm të fejuarit
- Hermes Nikaj, pas pezullimit nga Aldo i rikthehet modelimit
- Gëlltit unazën për të fejuarën. Ruhet nga policia sa ta nxjerrë





























