Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Dokumentet zyrtare, probleme të mëdha drejtshkrimore në Kosovë

Dokumentet zyrtare, probleme të mëdha drejtshkrimore në Kosovë

Komuna e Skënderajt ka shpallur një konkurs për tri vende të lira të punës, në administratën komunale dhe në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina”. Por, gabimet në tekstin e konkursit, ato drejtshkrimore, jo vetëm që janë të mëdha, por edhe tregojnë për nivelin tepër të ulët të të shkruarit në gjuhën shqipe, jo vetëm të atyre që kanë hartuar konkursin. Gabimet janë aq të mëdha, saqë “njëshi” nuk do t’i ikte as një nxënësi që nuk ka kryer më shumë se shkollën fillore.

“Konkurs, Mbi plotësimin e 3 (tri) vendeve të lira të punës. a). Pozita: Nji Avokat Publik Komunal në zyrën e Kryetarit të Komunës së Skënderajt. Lokacioni tek: Kryetari i Komunës së Skënderajt. b). Pozita: Nji Zyrtar të Ambijentit në DUNMA. Lokacioni vendi i punës: Drejtoria për Ndërtim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambijentit. c). Nji Mbikqyerësi Sallav te leximit ne DKRS”, është vetëm një pjesë e tekstit të konkursit, i cili është publikuar në dy të përditshme tona.

Ndonëse shumë herë është kërkuar edhe nga vetë këshilltarët komunalë, komuna nuk ka lektor, por edhe pa lektor, dikush që e njeh sadopak gjuhën shqipe, apo i cili të paktën ka kryer shkollën e mesme, do të duhej t’i jepte një shikim konkursit, nëse për asgjë tjetër, atëherë për të mos u “bërë horë“ në opinion. Pos “nji”, në vend “një“, që vazhdimisht përsëritet në konkurs, tingëllon aspak e logjikshme, madje edhe qesharake fjala: “Lokacioni tek: Kryetari i Komunës së Skënderajt”.

Ndryshe, pothuajse në çdo raport që paraqitet para këshilltarëve komunalë, këta të fundit japin vërejtje për gabimet gjuhësore dhe pothuajse gjithnjë kërkojnë dhe rekomantojnë një lektor, i cili do t’i kontrollonte raportet. Gabime të mëdha gjuhësore bëhen edhe në aktet dhe dokumentet e tjera që lëshohen, por atyre nuk ua vë veshin askush.

Në një situatë, kur në institucionet publike komunale për çdo ditë merren njerëz në punë, nganjëherë edhe pa konkurs fare, punësimi i një lektori, qoftë edhe pa konkurs, do të ishte i pranueshëm, mbase edhe i domosdoshëm.(zeri)

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

7 Komente per “Dokumentet zyrtare, probleme të mëdha drejtshkrimore në Kosovë”

  1. Po de po,na knaqen analfabetat, do duhej te punesohej nje lektor,ne kemi kuadro me fakultet te gjuhes shqipe qe nuk kane mundesine te punesohen pasi ne shume komuna te Kosoves mbreteron familjarizmi apo ryshfeti.

  2. ESHTE NORMALE KURE JANE ANALFABETET NE KRYE TE KOMUNAVE

  3. Nuk ka nevoje lektori per duhet te jete ne nivel puntori.Nji tekst i tille eshte marri te ishte shkurar nga nje nxenes i klases se katert,Zgjedhjet ne baze njoftesie dhe perkatesise partiake po na dergojne drejt humneres.

  4. Po cuditem pse beni sikur cuditeni,sepse tolearnaca e teper e dialektit te con dhe ne brendesimin e saj dhe pastaj mos dallosh cfare eshte dialekt dhe cfare gjuhe zyrtare-standarde.
    Pervec kesaj,vete kosovaret e duan kte gjuhe,madje pretendojne se kongresi i 72 eshte borxhlie ndaj gegnishtes qe nuk ka mare dhe pak element te saj,ndoshta ketu kane te drejte,por ce do qe ky ka qene standardi i athershem dhe nese me te vertete e ndjejne te tille kosovaret,athere te mundohen te organizojne kongres tjeter,per te standardizuar gjuhen.
    Kur nuk arin te besh dallimin ,mes standardit -dialiketit dhe zhargoni,athere padyshim do te te brendesohen keto te fundit dhe do ti llogarisesh si normale.
    E drejte ose e padrejte gjuha e sotshme letrare,perseri ai eshte standardi i saj,duam apo sduam ne,jemi lokaliste apo sjemi.

  5. Nuk asht faji i Gegve qi bajn gabime, se ju asht imponue me shkrue ne Tosknisht!

    Ky asht rezultati i Gjuhs Standarte Shqipe 1972, ku Gegs i duhet me fole vec Tosknisht tuej varros gjuhen gegnishten krejt, demek me rerspektue nji standart fallc, qi ma shum si standart ka fjal me origjin Turke se gegnishte, pamvarsisht se ma shum se 2/3 e kombit jan Gegfols e pamvarsisht se historia letrare Shqiptare gadi 500 vjecare asht krejt Gegnisht.

    Mos u kapni mas pleshtave por rishikoni Standartin se nuk asht faji i gegjanve pse s’po munden me fole apo me shkrue Tosknisht.

    Asht vec faji i gjuhs letrare “standart 1972″

    • Anton, qe te kesh nje rrjedhe logjike deri ne perfundimin se “faji eshte i gjuhs letrare standart i 1972″ duhet ta nisesh historine e shkollave ne Shqiperi jo ne 45 kur e moren pushtetin komunistet toske apo ne 1972 kur u be standarti por pak me pare.
      Qe te gjesh “fajtorin” bej nje analize te raportit qe kishin geget dhe tosket me arsimin.
      Gati te gjitha fshatrat ne toskeri kishin shkolla fillimisht greke apo turke te cilat me pas filluan te konvertoheshin ne shqip qe me Petro Nini Luarasin ne 6 fshatra te Kolonjes.
      Arsimimi ne jug filloi nga shtresat me te ulta dhe nuk ishte “elitar” dhe diskriminues si ne veri ku arsimi dhe edukimi ishte domen i institucioneve religjioze, vecanerisht atyre katolike, apo i ndikimit austro-hungarez ne kuadrin e Kultusprotektoratit.
      Arsimi i mesem ne shqip fillon me Normalen e Elbasanit dhe kjo nuk besoj se ishte nje rastesi.
      Politikanet me prejardhje nga veriu e dominuan politiken shqiptare per 20 vjet (1924-1944). Ke bere ndonje bilanc per gjendjen arsimore te veriut ne fund te kesaj periudhe?
      E vertete qe 2/3 e kombit kane qene Gegfoles ne 1945 por pyetja qe behet eshte se sa kane qe Gegeshkruajtes?
      Po aq e vertete eshte se shkrimet kane qene kryesisht ne gegerisht por duhet te besh ca llogari. Shkrimet kane qene fetare katolike. Ne Pavaresine e Shqiperise katoliket ishin dicka me pak se 10 % e popullsise; por sic te thashe edhe me lart arsimi ishte elitar, diskriminues dhe kryesisht brenda institucioneve fetale te krishtera. Sa perqind e popullsise shqiptare i posedonin keto shkrime?
      Te konkludosh se standarti eshte rezultat i nje enderre te nje diktatori tosk mendoj se eshte me u kap mas pleshtave. Pergjigja mendoj se ka te beje me historine e arsimimit te popullatave respektive.
      Nderkohe mendoj se eshte abuzuese te thuash se gegeve iu kerkohet te flasin toskerisht, c’ka nuk eshte e vertete.
      Ketu flitet per gjuhen e shkresave zyrtare.
      Nderkohe gegerishtja qe prej 1991 (20 vjet) mund te shkruhet pa asnje lloj pengese ne gazeta, libra, revista etj.
      A ka gegerishte standarte?
      Nuk di te te them por ne shkrimin tend me ben pershtypje p.sh.: “gjuhs”. Korrekte do te ishte te shkruhej “gjuhës” dhe “ë” nuk ka te beje me toskerishten por me faktin se kjo “ë” te ben te kuptosh se zanorja perpara, ne kete rast “u”-ja eshte e zgjatur. Eventualisht “ë” nuk shqiptohet. Ashtu si edhe tek fjala “bukë” etj.
      Mund te jete germe apo konvencion tjeter si p.sh. apostrof dhe “gjuhës” mund te shkruhej “gjuh’s”?
      Kete e dine gjuhtaret te cilet mund te japin nje pergjigje edhe nese duhet ndryshuar gjuha zyrtare e shkruar apo jo.
      Por per 20 vjet nuk ka levizur gje dhe nuk besoj se fajin per kete e kane tosket.
      Ndoshta “standarti” nuk eshte edhe aq i keq sa c’mund te mendohet…

  6. eshte faji i administrates se korruptuar qe ngrene zyrtaret tane.
    As gjuha, as Gega e as Toska nuk kane me treguar drejt, sa kohe qe zgjedhin mbeturina ne pushtet.

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

  • Jo (49%, 3 303 Votes)
  • Po (47%, 3 175 Votes)
  • Nuk e di (4%, 332 Votes)

Vota gjithsej: 6 810

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept