‘Kurir’ ironizon Canën: Shqiptarët s’e kanë harruar humbjen me Serbinë

Oct 12, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Nje dite pas fitores me Armenine dhe kualifikimit te kombetares shqiptare ne France 2016, media serbe “Kurir”, e cila dje nuk pasqyroi asgje, ka zgjedhur sot te beje ironi me deklaraten e kapitenit Lorik Cana.

Sipas “Kurir”, “edhe pse kanë bërë një sukses historik, shqiptarët me sa duket nuk e kanë harruar humbjen me ekipin tonë kombëtar në Elbasan”. 

"Kurir"
“Kurir”

DJE/ Mediat serbe, pak jehonë kualifikimit të Shqipërisë. “Kurir” e bojkoton

Mediat në Serbi janë në një përgjumje totale, sa i përket raportimit të lajmit të kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016.

Majtas, artikulli i "Blic", djathtas ai i B92
Majtas, artikulli i “Blic”, djathtas ai i B92

Madje, “Kurir”, e cila u morr aq gjatë me fitoren e Serbisë në “Elbasan Arena”, aq sa e nxori edhe Elbasanin zemër të Serbisë, nuk ka nxjerrë ende asnjë lajm për kualifikimin e Shqpërisë.

Nga ana tjetër, “Blic” e raporton thjeshtë fitoren 3-0 të Shqipërisë në Armeni duke shkruar: “Shqipëria kualifikohet për herë të parë në një Kampionat Europian”.

Dhe më poshtë raporton mbi ndeshjen dhe golat e shënuara në Armeni. Ndërsa televizioni B92 është marrë shumë me deklaratën e Canës.

Kryeartikulli në faqen e saj të sportit është : “Cana: Serbia do ta ndjekë Europianin nga TV-ja”. Sa i përket kualifikimit, edhe B92 e ka raportuar thatë dhe thjeshtë. “Shqipëria kualifikohet për të herë të parë në histori në një kompeticion europian”, shkruan B92.

Kurir nuk ka shkruar ende asgjë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura