Kurban Bajrami/ “Moskryerja e Haxhit për shkak të COVID, dhimbje e madhe”

Aug 3, 2020 | 14:20
SHPËRNDAJE

Ferdinand Samarxhi, “Mjeshtër i Madh”

NË VEND TË PROLOGUT… Historia njerëzore, që në fillimet e para të ekzistencës së saj, ka e njohur njeriun si një qenie kozmike, e cila ka ndjerë nevojën t’i drejtohet Krijuesit Absolut të Gjithësisë në nevojë për ndihmë, mbështetje kurajë dhe përkrahje.

ferdinand-samarxhi

Ndjenja e besimit në fuqi supreme të quajtur Zot, në forma dhe mënyra të ndryshme, ka shoqëruar gjithmonë dhe ka bashkudhëtuar me njeriun.

Adhurimi i Zotit absolut, kultivimi i besimit, ka qenë ekzigjencë e njeriut të motivuar në besim. Personaliteti individual i qenies njerëzore, besimi i tij për të adhuruar Zotin, gjithmonë ka udhëhequr atë dhe ka ndikuar në momente kur vetë ekzigjenca e jetës, fenomene të ndryshme, nuk kanë qenë në favorin e njeriut dhe të vetë jetës.

Për më se një vit, bota përjeton një “skenografi” pandemie të indoktrinuar të COVID-19. Skenografi mbyllje. Faltore. Lëndim i madh shpirtëror. Deziluzionim. Humbje besimi në teknologji, shkencë. Sofistikim. Inekzistencë shprese. Okazion i vetëm besim i krijesës gjeniale të njerëzimit, Zoti. Zoti, altar i shenjtë i shpirtit.

Në këtë përjetim lëkundjeje ekzistence jete, të gjithë më pranë Zotit, Atë e thërrasin thellë në zemër. Në këtë errësirë ekstaze shpirtërore, të gjithë njerëzit kërkojnë dritë shpresë.

E VETMJA SHPRESË, LUTJE, ADHURIM, ZOTI!

Qenie të sinqerta e të devotshme njerëzore, njerëz besimtarë të krishterë e myslimanë, të gjithë bashkë, në ditët e shenjta, Pashkë, Sulltan Novruz, Bajram, iu lutën Zotit për paqe dhe shpëtim. Në vazhdim, lutje të thella të sinqerta shpirtërore. Me këtë pasthirrmë apoteozë shpirtërore, të gjithë besimtarët myslimanë të kombit iu drejtuan këto ditë faltoreve e vendeve të shenjta të Zotit. Edhe pse dëshira e gjithsecilit është të vërë kokën në sexhde brenda në faltore.

Por jo të gjithë në faltore. Të tjerë iu drejtuan Zotit të Gjithëpushtetshëm, të Gjithëfuqishëm, të Gjithëmëshirshëm, në mjedise shtëpie. Frone të shenjta me duart lart nga Zoti. Zoti për to, krahëhapur.

Ditët e Kurban Bajramit janë ditë kur shfaqet më shumë se kurdoherë sakrifica e lartë njerëzore e dashuria e njeriut për njeriut. Ditë ku të gjithë njerëzit mendojnë, kujdesen, ndajnë dhimbjen me më të varfrit, më të skamurit, më të lënët mënjanë të kësaj bote. Ditë ku njerëzit mëshirojnë më të vuajturit, më të pafatët e kësaj bote. Ndajnë pasurinë e tyre. Simbol dhe mëshirë e lartë humanizmi njerëzor.

Biznesmeni mirënjohës Kadri Morina dhuron e lumturon familjen Guri Roçi në Gramsh me 5 fëmijë jetimë, me fat tragjik. Shtëpi të re, të akomoduar e kontribut në vazhdimësi. Ditë që thërret në apel të gjithë. Mëshirë, ndihmë! T’u gjendemi pranë njerëzve në nevojë, duke iu kujtuar të gjithëve zbatimin e mësimeve të shenjta “Te pasuria e të pasurit është dhe pasuria e më të varfrit.”

Xhamia e vjetër Kokonozi, 1759: histori, ngazëllim, veneracion, kohë, breza, besimtarë, adhurim tradicional fetar kombëtar, nostalgji, falje, lutje, adhurime të sotme, prani besimtarësh. Distancim e respektim rigoroz masash. Protokolle zyrtare. Udhëzime anti-COVID. Kryetari i KMSH, Hirësia e Tij e Naltë, Haxhi Bujar Spahiu, me integritet drejtues fetar njerëzor, mundëson në kushte skenografie mbyllje COVIDI thirrjen e Ezanit Muhamedin në faltore për faljen e namazit të shenjtë të Kurban Bajramit. Ndërkohë që në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, në faltore falja ndalohet. Drejtim me veneracion të thellë.

MESAZH DOMETHËNËS KUPTIMPLOTË, PREKËS PËR TË GJITHË

“Në një ditë të tillë feste dua t’ju përcjell urimet më të mira, qofshi të gëzuar e në paqtë me gjithë të dashurit e zemrës!

Sot ndodhemi këtu fillimisht për të kryer faljen e Kurban Bajramit, pastaj për ata që kanë mundësi therjen e kurbanit, duke përfunduar në vijimësi në kremtimin e kësaj feste madhështore për të gjithë myslimanët. Kurban Bajrami është gëzimi i individit dhe i shoqërisë, është ndarja e këtij gëzimi mes njerëzve dhe është hyrje në klimën e ndjenjave pozitive shpirtërore. Kremtimi i kësaj feste u jep myslimanëve një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote.

Gjatë kësaj feste, myslimanët japin shembullin më të bukur të bashkimit dhe unitetit. Hasan EsSibti tregon: ‘I dërguari i Allahut na urdhëroi të vishnim rrobat më të mira që mund të gjenim në dy bajramet, të lyheshim me parfumin më të mirë dhe të bënim kurban kafshën më të mirë që mund të gjenim’ (Hakimi).

Kjo është një festë që i përket gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore, të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur. Për të gjithë njerëzimin mbarë le të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të mirëkuptimit, falënderimit dhe ndihmës reciproke. Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit.

Le të shërbejë kjo festë për të ripërtërirë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre, duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit. Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë, edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë, duke falënderuar stafin mjekësor”.

DITA E MADHE E KURBAN BAJRAMIT, SHPRESË, OPTIMIZËM, JETË…

Qysh në hershmërinë e tij, njeriu, si krijesë hyjnore e Zotit të Gjithësisë, i ka drejtuar Atij jo vetëm lutje, falje, adhurime, por gjithnjë kanë pritur, gëzuar, uruar bashkë ditët e shenjta. Njerëzit i quajtën kulme që i kushtoheshin Zotit, Perëndisë, Allahut. Si përgjërim dhe lavdi për Të. Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Flamujt kombëtarë e fetarë simbolizojnë ditën e madhe të shpresës, optimizmit, sakrificës sublime të njeriut për Krijuesin e Gjithësisë së Zotit për Krijesën e Tij, njeriun. Ditën e dashurisë, të humanizmit të lartë njerëzor që përcjell dita e madhe e shpresës, Kurban Bajrami. Njerëz besimtarë të ndryshëm pas faljes së namazit të shenjtë të Kurban Bajramit faltoreve u drejtohen… Bashkë, gëzime takime dhe urime të gjithë! Gëzuar këtë ditë të madhe të Zotit!

Me këtë ndjenjë, sinqeritet, dashuri për njerëzit, shqiptarët, kombin besimin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, viziton me rastin e Festës së Shenjtë të Kurban Bajramit Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku së bashku me krerët e bashkësive fetare shqiptare katolike dhe ortodokse uron Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Duke u përcjellë urimet më të mira e të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë e bektashianë, si dhe mbarë popullit shqiptar Kreu i Shtetit theksoi: “Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët tanë, sepse kjo është një ditë shumë e rëndësishme vëllazërimi, që na fton të bëjmë sakrifica për ta forcuar këtë solidaritet. Falënderim për udhëheqësit tanë fetarë, për mesazhet e mençura dhe harmoninë që ata e kanë mbrojtur dhe pasqyruar në mënyrë të vazhdueshme, duke bërë çdo gjë për të mbajtur qytetarët tanë të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, kombëtare, por edhe europiane. Uroj që edhe politika të mësojë të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit të bashkëpunimit të interesave më të mëdha qytetare.

Jam i sigurt se populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët, në veçanti fëmijët dhe të rinjtë, me vlerat më të mira hyjnore njerëzore qytetare dhe atdhetare. Njëkohësisht, sot është një ditë e rëndësishme për t’u angazhuar të gjithë së bashku për atë qëllim madhor që ka populli dhe vendi ynë: anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe për të hequr sa më shpejt çdo pengesë që e frenon këtë ëndërr të jashtëzakonshme për t’u materializuar. Kjo është e vetmja rrugë që të rinjtë të mos na ikin, por edhe ata që kanë ikur të kthehen ashtu siç shprehu besimin e tij Papa Françesku gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë që ‘shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre!'”.

KURBANI, HISTORIA E TIJ…

Feja, besimi, adhurimi i Zotit, ka ngjallur te njeriu e shoqëria njerëzore ndjesi shpirtërore që kanë kultivuar tek ai forma dhe marrëdhënie të ndryshme sipas udhëzimeve hyjnore. Zoti i besimit te të gjithë, te qenia njerëzore shoqërore, ka qëndruar dhe qëndron në kohë mistikisht. Njeriu, si qenia më gjeniale e universit, i pajisur me një ndërgjegje të lartë, ndryshe nga krijesat e tjera, që nga zanafilla e jetës gjithmonë ka ndjerë dhe ka pasur nevojë për t’iu drejtuar dikujt. Në fillimet e para, njerëzit iu drejtoheshin dhe u kërkonin ndihmë fenomeneve të natyrës, duke i personifikuar ato si shpëtimtare dhe ndihmë me qëllim që vullneti i zotave dhe i qenieve, forcave mbinatyrore, t’u dilnin në ndihmë nevojave dhe dëshirave të tyre. Këto forma të ndërlidhura ndërmjet Zotit dhe njeriut në kohëra krijuan te ai “simpatinë” e Krijuesit dhe merituan dhuntinë e Tij. Kjo traditë inspiroi thellë në popuj të vjetër asirianë, fenikas, persianë, egjiptianë, grekë, arabë, sllavë. Fetë komparative, kulturat, qytetërimet e vjetra, njohën e adhuruan kultin e diellit e të hënës, yjeve, fenomene të ngjashme në kohë pranuan institucionin e flijimit Kurbanit.

Shprehje tipike të besëtytnisë kanë pasur forma të tmerrshme jo humane: flijimi i njerëzve në religjionet e vjetra dhe primitive. Latinët e vjetër, këtë formë të flijimit e shprehnin më thënien e njohur “do ut des” (“jap që të më japësh mua”). Këto lloje institucionesh “jap që të më japësh mua”, janë të panjohur në besimin islam, sepse raportet Krijues/Krijesë do të vendoseshin në vijë komerciale-korruptive, interesi etj. Duke pasur parasysh gjithmonë qenien jo të përkryer, jo të arrirë të zhvillimit dhe intelektit të njeriut, Zoti i gjithëpushtetshëm, i gjithëfuqishëm, ka dërguar gjatë historisë së tij profetë të zgjedhur të tij që t’i ndriçojnë ata në rrugën e besimit. Duke humanizuar sakrificën, fisnikëruar e lartësuar atë nga motivet primitive supersticioze egoiste idhujtarie te motivet fetare altruiste, humane, sociale.

DIMENSIONI RELIGJIOZ I KURBANIT

Në besim, flijimi është akti i gatishmërisë së njeriut, një akt i sinqeritetit të njeriut për të flijuar gjënë më të shtrenjtë, më të dashur që posedojmë në emër të krijuesit madhështor, por jo për t’i bërë qejfin Krijuesit, jo për t’iu servilosur Atij, por për sendërtimin e porosive nga fjalët e Krijuesit në jetë, për vetë mirëqenien tonë individuale dhe shoqërore…

KURBANI, MORALI TIJ

Urdhri i drejtpërdrejtë për therjen e kurbanit, ymetit të Muhamedit (a.s.), i erdhi në Mekë me shpalljen e sures “Keuther”, ku thuhet: “Në të vërtetë të dhamë ty shumë të mira.

Prandaj falu dhe pre kurban për hir të Zotit tënd”. Akti i prerjes së kurbanit, i vrazhdë, primitiv, mizor, zhvillon te besimtari vetëdije, por edhe kritere, në bazë të së cilave ai do t’i valorizojë kategoritë etike dhe do t’i afirmojë vlerat pozitive.

Ndërgjegjja, solidariteti, altruizmi dhe vetëdija se flijimi i një pjese të krijesave të gjalla të tjera të gjithësisë (në rastin e kurbanit, kafshët) në dobi të pjesës tjetër, është çelësi i shpëtimit të njeriut, shoqërisë apo bashkësisë nga shkatërrimi i saj dhe shkalla më e lartë që synon Kurani.

Kurbani është akt që besimtari e bën në emër të Krijuesit, duke shprehur gatishmërinë për realizimin e parimeve hyjnore. Kurbani është rast unikal simbolik dhe praktik i dimensionit të besimit. Simboli i Kurbanit ka ndikuar që të unifikohet dimensioni njerëzor dhe religjioz e të gjitha këto nën frymën e maksimës “Nuk ka Zot tjetër, përveç Allahut”.

Allahu është i plotëmjaftueshëm, jashtëkohor, hapësinor dhe nuk është i ndikuar nga ligjet dhe skemat e botës ekzistenciale. Thelbin, esencën, qëllimin e kurbanit, e shpjegon vetë Allahu në Ajetin Kuranor: “Tek Allahu nuk arrin as mishi (i kurbanit), as gjaku i tyre, por tek Ai arrin Tak Vallëku (devotshmëria juaj)”. El- Haxhxh 37. Rasti i Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. është i papërsëritshëm në islam e historinë njerëzore dhe si i tillë duhet të ndikojë inspirativisht te njerëzit besimtarë në këtë shekull dhe epokë të globalizmit, kundërshtish dhe antagonizmash, humbje vlerash dhe egoizmi. Kohë kur njeriu po humb vlera të dinjitetit të ekzigjencës njerëzore.

MEKA, PELEGRINAZHI…

Këto ditë, bota islame përjeton drithërim shpirtërore. Pandemi, drithërim, që mbylli botën, ndali miliona e miliona njerëz në gjithë rruzullin për të vizituar shtëpinë e Zotit që ndërtoi Azreti Ibrahim (a.s.) dhe vuri farsëvizitën për ta parë falur në të. Edhe pse nuk mund ta vizitojnë dot, sytë e të gjithëve janë drejt Zotit, shtëpisë së Tij, drejt Mekës së shkretë pandemike. Dëshpërim i pamasë, këtë do të thoshte në mesazhin e tij të ditës së Kurban Bajramit Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hirësia e Tij e Naltë, Haxhi Bujar Spahiu: “Moskryerja e Haxhit për këtë vit për shkak të pandemisë do të mbetet gjatë në kujtesë dhe do të përmendet me një dhimbje të madhe në mesin e besimtarëve. Por besimtarët e mirë duhet të nxjerrin mesazhet e duhura dhe të kuptojnë urtësitë e Zotit në këtë drejtim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura