Kurban Bajrami/ Kryemadhi me urim të veçantë: Le të jemi përsëri vëllezër me njëri tjetrin

Aug 21, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka uruar sot gjithe besimtaret myslimane ne diten e Kurban Bajramit per me shume begati dhe dashuri mes njeri-tjetrit.

mona

“Sot në këtë ditë të shënuar, e cila në njëfarë mënyre na kujton të gjithëve të reflektojmë, që jemi të barabartë përpara Zotit, le të jemi përsëri vëllezër me njëri tjetrin, të jemi përsëri të angazhuar me njëri-tjetrin për të bërë mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë”- tha ajo.

Mesazhi i Kryemadhit 

Për gjithë besimtarët musliman dhe për gjithë shqiptarët në fakt në këtë ditë të sakrificës dhe të flijimit të ditës së Kurban Bajramit dua tu uroj paqe, begati, mirësi dhe të ndajmë mirësinë me njëri-tjetrin, të ndajmë begatinë me njëri-tjetrin dhe të largojmë urrejtjen dhe dëshpërimin nga njëri-tjetri. Sot në këtë ditë të shënuar, e cila në njëfarë mënyre na kujton të gjithëve të reflektojmë, që jemi të barabartë përpara Zotit, le të jemi përsëri vëllezër me njëri tjetrin, të jemi përsëri të angazhuar me njëri-tjetrin për të bërë mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Dua tu uroj dhe juve që në këtë ditë pushimi nuk ndaloni për tu shërbyer qytetarëve dhe për ti informuar ata. Mbarësi, begati dhe të mira paçi në familjet tuaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura