Kura natyrale për të mbajtur nën kontroll presionin e lartë të gjakut

Jul 4, 2018 | 20:20
SHPËRNDAJE

Hipertensioni është një nga rreziqet më të mëdha, me të cilin përballen sot njerëzit në mbarë globin. Disa madje e cilësojnë atë si epidemi. Tensioni i lartë mund të shkaktojë probleme të panumërta si: diabeti, goditjet, sëmundjet e zemrës, veshkave e deri në fatalitet. Hipertensioni është një gjendje e pazakontë, që në të shumtën e rasteve nuk shfaq asnjë simptomë.

E vetmja mënyrë për ta kapur atë është kontrolli periodik i tensionit. Sipas studimeve, vetëm një e treta e njerëzve e dinë se kur vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Me kalimin e kohës, presioni i lartë i gjakut, i pakontrolluar, mund të ketë pasoja katastrofike për shëndetin. Më poshtë, NDTV në rubrikën e saj “Food” liston disa mënyra natyrale se si mund ta mbani atë nën kontroll.

Humor-pa-kufi-me-fruta-dhe-perime-provojini

1. Hani më pak kripë. Na është thënë vazhdimisht se shumë kripë mund të rrisë në kulm presionin e gjakut. Ndërsa një pjesë e madhe e studimeve tregojnë se me një rënie të konsumit të natriumit mund të pësojë ulje dhe presioni i gjakut. Gjithsesi, kjo varion nga një person te tjetri.

2. Situatat stresuese rrisin tensionin. Ata që vuajnë nga hipertensioni, stresi mund të shkaktojë edhe dëmtime kardiovaskulare.

3. Kryeni ushtrime fizike në mënyrë që të mbani nivelin e tensionit nën kontroll. Një bark i madh, gjithashtu mund të shkaktojë presion të lartë.

4. Gjumi. Nëse nuk doni shifra të larta të presionit të gjakut, atëherë bëni së paku 6-7 orë çdo natë. Studimet kanë treguar se sa më pak orë gjumë të bëni, aq më të lartë e keni presionin e gjakut.

5. Hiqni ose reduktoni alkoolin. Lini duhanin sepse nikotina rrit presionin e gjakut.

6. Thuaji mirupafshim kafeinës. Ajo mund të shkaktojë një rritje të vogël, por dramatike të presionit të gjakut.

DIETA PËR PERSONAT ME HIPERTENSION

Menaxhimi i tensionit të lartë të gjakut lidhet shumë me dietën dhe mënyrën e jetesës. Pra, përveç reduktimit të konsumit të natriumit është e rëndësishme të kontrolloni edhe ato që hani, pasi ushqimi mund të luajë një rol esencial në shmangien e tensionit të lartë. Por, shumë persona mendojnë se një dietë për uljen e tensionit lidhet me ushqime të padëshiruara, të paarsyeshme dhe privim nga gjërat e dëshirueshme. Kjo është larg së vërtetës. Më poshtë rendisim një listë me 10 ushqime të lehta për t’u gjetur, të shijshme, ushqyese, të shëndetshme dhe eficiente për uljen e tensionit dhe rrezikut kardiovaskular.

BANANE

Ky frutë nuk është vetëm i ëmbël dhe i lehtë për t’u qëruar, por të pasur ma kalium dhe ndihmojnë në mbajtjen e presionit normal. Për të futur më shumë banane në dietën tuaj, përziejeni atë me drithëra, roto, bukë, smoothie apo milshake.

SPINAQ

Gjethet jeshile janë të pasura me fibra, me pak kalori dhe të mbushura me ushqyes si kaliumi, folati dhe elementet kryesore për uljen dhe mbajtjen e niveleve të presionit.

SELINO

Mban nën kontroll kolesterolin dhe stimulon veshkat si dhe shërben për të luftuar hipertensionin. Selino përmban minerale shumë të rëndësishme, të tilla si: kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B etj. Në mjekësinë kineze, selinoja është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut. Studimet kanë konfirmuar se prania e substancave te selinoja rregullon tensionin e gjakut. Selino përmban vitaminë C, e cila ndikon në sistemin tonë imunitar, forcimin e rezistencës ndaj ftohjes dhe inflamacionit. Është e dobishme për të luftuar problemet me stomakun, reumatizmin, obezitetin, sëmundjet e fshikëzës së urinës etj. Lëngu i selinos është një mjet i shkëlqyer për ruajtjen e një shëndeti të mirë, pasi largon toksinat nga trupi.

BOLLGUR

Ndihmon në uljen e presionit sistolik dhe diastolik. Ky ushqim me natrium të ulët mund të përgatitet si drithërat, i nxehtë dhe mbuluar me fruta ose të përdoret në kek.

AVOKADO

Acidi oleik në avokado mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Avokadot gjithashtu përmbajnë kalium dhe folatë, esenciale për shëndetin e zemrës. Ato janë gjithashtu të pasura me vitamina A, K, B, E dhe të ngarkuara me fibra. SHALQI Përmban një aminoacid të quajtur L-citrulinë, i cili rezulton se ul presionin e gjakut. Shalqiri bën mirë për shëndetin e zemrës, ka vitaminë A dhe kalium, të gjithë këta ushqyes që kanë efekte të uljes së presionit të gjakut. Shtoni këtë frutë të shijshëm në dietën tuaj dhe prisni që magjia të ndodhë!

PANXHAR

Është i pasur me nitrate, të cilat bëjnë relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij. Konsumi i një gote me lëng panxhari mund të japë një rënie me disa pikë në presionin e gjakut, sipas studimeve australiane. Efekti mund të jetë edhe më i madh nëse konsumohet për një kohë të gjatë, çdo ditë.

FARAT E LULEDIELLIT

Janë të pasura me vitaminë E, acid folik, proteina dhe fibra. Vetëm një pjese vogël e farave të lulediellit ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe rrisin shëndetin e zemrës. Ato gjithashtu janë një burim i madh magnezi. Ama, sigurohuni që t’i blini ato të pakripura, në mënyrë që të minimizoni futjen në organizëm të natriumit.

PORTOKALLI

Ky frutë është super i pasur me vitamina, një tjetër ushqim që ul tensionin. Konsumoni një gotë lëng portokalli ose hani gjithë frutën për të ngarkuar veten me fibra dhe vitaminë C.

KARROTA

Kura për hipertensionin e lartë mund të jetë një karrotë larg. Karrotat janë të mbytura me kalium dhe beta karroten, të cilat rezultojnë efektive në reduktimin e presionit të lartë të gjakut. Lëngu i karrotës ndihmon gjithashtu në mbajtjen e presionit normal të gjakut, ndërsa rregullon dhe funksionimin e zemrës dhe veshkave.

Burimi NDTV.COM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura