“Kur të do Korça, të do e gjithë Shqipëria”- Tedi Blushi ndan fotot nga takimi me strukturat e Partisë së Lirisë: Do t’i kthejmë qytetit shkëlqimin e merituar

Nov 25, 2022 | 19:35
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ndarë foto nga takimi me strukturat në Korçë.

316018165_466573845582210_7757626029650730267_n

Blushi shkruan se PL do të fitojë për të rinjtë e Korçës dhe për të gjithë familjet korçare, për t’u shërbyer atyre me përulësi dhe për t’i dhënë qytetit shkëlqimin e merituar.

“Kur të do KORÇA, të do e gjithë Shqipëria!

Mirënjohje dhe falenderim i veçantë për pritjen e djeshme shumë të ngrohtë të qindra të rejave dhe të rinjve, për pjesëmarrjen masive, entuziazmin, energjinë pozitive dhe mbështetjen për Partinë e Lirisë.

Ne do të fitojmë për ta, për të gjithë qytetarët dhe familjet korçare, për t’u shërbyer me përulësi, për t’i thënë KORÇËS shkëlqimin e merituar, si model qytetarie, simbol të dijes, kulturës, artit dhe lirisë”, shkruan Blushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura