Kur Nënë Tereza i telefononte Clintonit: Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi

Sep 4, 2016 | 20:48
SHPËRNDAJE

Është thënë shumë herë se Nënë Tereza, tashmë Shën Tereza, gjatë luftës në Kosovë i telefonoi presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton dhe iu lut që të ndërhynte për të sjellë paqen.

Këtë e ka vërtetuar shkrimtari Ismail Kadare, i cili thotë se Nënë Tereza iu drejtua me fjalët: “Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”.

“Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë ajo i ka larë të gjitha. E turpi ynë i përbashkët është për sharjet ndaj Nënë Terezës”, u shpreh Kadare në gjykimin e tij për Nënë Terezën.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura