Kur në emër të popullit universitarët vendosin

Aug 19, 2017 | 12:00
SHPËRNDAJE

EDI PUKA*

edi pukaNë ditët e nxehta të gush tit të këtij viti, përtej vapës dhe të nxehtit që na ka rezervuar natyra, ka ardhur edhe një tjetër rrymë të nxehti që ka të bëjë me debatin e fundit ndërmjet MAS-it dhe dekanëve, anëtarëve të bordeve të Universitetit të Tiranës dhe atij të Mjekësisë. Thelbi i debatit mbetet si gjithmonë cenimi i qenë apo i paqenë i autonomisë universitare. Domethënë, liria për të menduar dhe vepruar ashtu siç e mendojmë në bazë të një eksperience të fituar dhe të drejtave që jep ligji. Debati i autonomisë dhe lirisë universitare ka filluar herët në vendin tonë dhe, me sa duket, do të vazhdojë gjatë, pasi në asnjë rast, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk është arritur në një zgjidhje përfundimtare. Rasti i fundit tregon pikërisht vështirësitë e marrëdhënieve institucionale cilësore, ku nga të dyja palët ka paqartësi se deri ku qëndron e drejta ime dhe nuk cenohet e drejta jote në vendimmarrje.

Në universitetet tona gjithmonë është kërkuar më shumë liri dhe më shumë autonomi për të vepruar. Është kërkuar që të vendosim vetë për punësimin e personelit, të vendosim vetë sa do të jetë kohëzgjatja e orës mësimore, të vendosim vetë sesa kuota pranimi të shtojmë çdo vit, të vendosim vetë për pushimet vjetore, të vendosim vetë për tenderat që duhen zhvilluar, të vendosim vetë nëse duhet dhe si duhet kryer kërkimi shkencor, të vendosim vetë për pagat e personelit, shpërblimet etj. Por, ajo që nuk është diskutuar asnjëherë, specifikisht nga universitetet tona shtetërore, është fakti: nga duhet të vijnë paratë për të pasur një liri të tillë? Kjo është marrë gjithmonë si e mirëqenë, domethënë: buxheti i shtetit, pra nga taksat që secili prej nesh paguan. Këtu qëndron edhe thelbi i mrekullisë së këtij sistemi financiar universitar. Ti më jep paratë dhe unë kam lirinë të veproj siç ma merr mendja, mundë- sisht edhe pa të pyetur fare. Dhe nuk ka rëndësi që si institucion dal gjithmonë me humbje katastrofike, pasi menaxhimi financiar lë shumë për të dëshiruar. Nuk ka fare rëndësi që në këmbim të këtij buxheti nuk prodhoj asnjë lloj produkti cilësor, as njerëzor e aq më pak akademik. Nuk ka fare rëndësi që në vlerësimet ndërkombëtare jam inekzistent dhe nuk ofroj asnjë lloj besueshmërie dhe ardhmërie për studentet e mi.

Një mënyrë e tillë të menduari për funksionimin e një institucioni është koncept utopik dhe ngre disa problematika gati të pazgjidhshme:

plotë, për menaxhimin financiar, domethënë kontribute, paga, shpërblime, tendera etj., kur të ardhurat na i sjell dikush tjetër dhe nuk i fitojmë vetë, në bazë të kontributeve personale?

Si mund të vendosim vetë për cilësinë e kërkimit shkencor, kur nuk kemi të ardhura për t’i vënë në dispozicion të personelit akademik?

Si mund të vendosim vetë për rritjen ose jo të kuotave të pranimit të studentëve, kur nuk kemi asnjë ide apo studim mbi tregun aktual?

Duhet kuptuar, ose më mirë mund të themi, duhet rifreskuar e kaluara. Sistemi që lamë pas dhe ideologjia që përçonte dështuan pikërisht prej faktit që bazoheshin në koncepte utopike.

Ka ardhur koha që të diskutojmë për një treg të arsimit të lartë, ku në qendër është studenti. Shumat e mëdha të parave që harxhojmë për mbajtjen në këmbë të fosileve pa vlerë, shumë mirë mund t’u kalohen studentëve, në mënyrë që të jenë ata që të vendosin ku dhe si të studiojnë, në liri dhe autonomi të plotë, dhe jo të mbeten peng të pamundësive financiare.

Ky, mendoj, duhet të kishte qenë edhe thelbi i debatit të radhës ndërmjet MAS-it dhe universiteteve, e ardhmja e të rinjve tanë, dhe jo debati shumë “inteligjent”: kush jam unë dhe kush je ti.

*Pedagog i Shkencave të Edukimit, UET

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura