Kur Madagaskari njohu Kosovën shtet, Ivica Daçiç…

Nov 26, 2017 | 8:12
SHPËRNDAJE

Në kohën kur Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic po luftonte kundër Kosovës në samitin e Frankofonisë në Paris, Kosova është njohur nga Madagaskari.

Ivica-Dačić-2

Homologu i tij nga Kosova Behgjet Pacolli bëri publik lajmin i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij samiti.

E kur ka marr lajmin për këtë njohje ndaj Kosovës, Dacic ka ‘vdekur’ për së gjalli, në kohën kur ai po lobonte anti Kosovës.

Madagaskari ka njohur pavarësinë e Kosovës. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka falënderuar Madagaskarin derisa ka publikuar njohjen.

Ishte zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic i cili në samitin e Frankofonisë në Paris ka zhvilluar takime me ministra të ndryshëm të vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovës.

Ai kishte paralajmëruar se janë disa shtete që po i shqyrtojnë vendimet për tërheqje të njohjes.

Në po të njëjtin samit ishte edhe Pacolli, ku Kosova ka statusin vëzhguesit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kohë më parë tha se shteti i Surinamit që e ka njohur Kosovën në korrik të vitit 2016, e ka tërhequr njohjen.
Nga ana tjetër ende nuk dihet nëse vërtet ka një vendim të tillë nga ky shtet, apo bëhet fjalë vetëm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura