“Kur Kobe Bryant u nda nga jeta, një pjesë e imja vdiq”- Michael Jordan nuk mban dot lotët për ish-legjendën: Vëllai im i vogël…

Feb 25, 2020 | 14:13
SHPËRNDAJE

Të hënën e mbajt memoriali në kujtim të Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna. Dhe për të përkujtuar ish-legjendën e NBA, në skenë u ngjit Michael Jordan.

Lotët rridhin në sytë e tij gjatë gjithë kohës që foli për të ndjerin Bryant.

Ai e konsideroi basketbollistin “vëllain e tij të vogël”.

Bryant shpesh është krahasuat me Jordan gjatë gjithë karrierës së tij në NBA dhe rregullisht kërkoi këshilla nga legjenda e Chicago Bulls.

“Ai më telefononte në orën 11:30, 2:30, 3:00 të mëngjesit,”– tha Jordan. “Ky njeriu kishte një pasion që ju nuk do e dini kurrë. Nëse e doni diçka, nëse keni një pasion të fortë për diçka, do të shkonit në ekstrem për ta provuar, kuptuar ose për ta realizuar atë.”

Në fund të fjalimit, Jordan zemërthyer tha: “Kur Kobe Bryant vdiq, një pjesë e imja vdiq gjithashtu. Të premtoj se nga kjo ditë e më pas do jetoj me kujtimet duke e ditur e të kam pasur një vëlla të vogël dhe që jam munduar të ndihmoj në çdo mënyrë që mundja. U prehsh në paqe vëlla i vogël.”

Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë të tjerë humbën jetën në aksidentin ajror më 26 janar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura