“Kur ke një kryetar aeroplan pa bisht, ç’të duhet aeroporti?!”/ Ministrja ironizon marrëveshjen PD-LSI: Basha është me parimin e Budës që…

Mar 1, 2021 | 11:13
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ironizoi përmes një fjalimi të mbajtur në Kuvend, marrëveshjen e koalicionit e firmosur sot mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Spiropali u bëri thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në votimet e 25 prillit, pasi sipas saj “do të mbyllet hendeku mes Shqipërisë së marrë peng, dhe Shqipërisë që duam”, që sipas ministres “mund të bëhet vetëm nga Edi Rama”.

“U ngrit një koleg dhe deklaroi e ka kërkuar Luli e ka kërkuar opozita, që të mund të bëjë një tender. Ne nuk mund në asnjë moment të kontrollojmë, as të dimë orekset e opozitës jashtëparlamentare. Sa i përket identifikimit elektronik të zgjedhësve do ishte e aryeshme të bëhej një identifikim i të zgjedhurve, që do hyjnë nëpër këto lista, se me atë që po na shohin sytë me koalicionin opozitar, nuk dimë ç’të themi, e para se nuk është as koalicion dhe nuk lejohej. Është një listë që këta e kanë zaptuar për tu zënë vendin ca demokratëve të tjerë që mund të ishin aty, ndoshta shumë më dinjizotë.

Mona, Nardi, Shpëtimi, Luli, Agroni, dhe një tufë tjetër, që pretendojnë se do kthejnë me rrënjë politikën, dhe do ta kthejnë Shqipërinë nga e mbara, janë po të njëjtët që Shqipërisë ia kanë bërë zi, se nuk janë njëher të provuar me votat e tyre. Kjo listë e klientelizimit të pastër, e mercenarizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit siç sapo bënë Luli me Monikën. Nënshkruan një marrëveshje imagjinare, vunë himnin e flamurit dhe thanë me ne Shqipëria do shkojë atje ku ishte.

Luli është me parimin e Budës, nëse do të shkosh diku mos lëviz nga vendi. Do tentohej të pengohej integrimi i vendit që këta të ktheheshin sërish te kjo listë. Kush do i rindërtojë lagjet e reja të rindërtimit, Shpëtimi? Kush do i sjelli 500 mijë vaksina deri në fund të vitit, Nardi? Kush do i sjellë 10 milionë turistë në Shqipëri, Agroni? Kush do i ndërtojë aeroportet, Mona? U duket çudi këtyre që do ndërtohen në aeroporte në Shqipëri, kur ke një kryetar opozite që është aeroplan pa bisht, ç’të duhet aeroporti! Po votën e emigrantëve pse e pengojnë?! Kanë 4 vjet që thonë po ikin shqiptarët nga Edi Rama, ore shqiptarët ikin nga kjo listë, që është e njëjta. Këta duan të ndajnë Shqipërinë copa-copa.

Po Shqipërinë evropiane kush do e bëjë, Flamur Noka, që del do u nxjerrim sytë do u presim gishtat kundërshtarëve. Ka vetëm një rrugë për të vazhduar përpara, tu heqësh kryqin këtyre. Të gjithë në votim në 25 prill, për të mbyllur hendekun mes Shqipërisë që gjetëm, që kishin marrë peng këtë, dhe Shqipërisë që duam. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Lul pas Luli, Mon pas Mone, Saliun në krye duan të jenë zot të Shqipërisë”, tha Spiropali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura