“Kur je vet nënë dhe baba”, Sadije Berisha përfundon me të nxira në trup pas përleshjes me…

Sep 21, 2017 | 11:59
SHPËRNDAJE

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha, është përfolur mjaft në media që kur djali i ish-kryeministrit bëri publike lidhjen e tij me blogeren Armina Mevlanin.

21919141_10214288266746353_2125887710_n

Ajo jeton në Suedi ku jeton bashkë me fëmijët e saj dhe herë pas here ndan foto dhe statuse që tregojnë jetën e saj atje.

d6accfd3b94f197e94eee71902b9ce80

Postimi i saj i fundit ka tërhequr jo pak vëmendjen pasi tregon se si ajo ka përfunduar me të nxira në të gjithë trupin.

“Dje kam shkuar për të takuar fëmijët në klasën tonë të kickboxing por e stresuar si isha, kisha ngatërruar orarin dhe aksidentalisht u rregjistrova në një klasë për MMA (Arte Mikse Marciale). Qëndrova atje me Laidon dhe gjithçka që pamë ishte një grup agresiv / mbresëlënës burrash dhe femrash.. më shumë se të gatshëm të ndesheshin.

Laidon më vështroi në sy i shqetësuar dhe tha: “Mami, ok! Nuk ke pse ta bësh këtë për mua … mund të shkojmë në shtëpi dhe të bashkohemi nesër me klasën dhe orarin e kickboxing”. Këto janë disa nga momentet kur unë kuptoj se sa shqiptare kokëfortë jam.

“Laidon, a do të provosh MMA?” “Po, por unë jam i sigurt se është e tepërt për ty mami”. “Oh jo, unë jam gati. Le ta bëjmë këtë bashkë( Kjo është ajo që bën kur duhet të jesh një nënë dhe një baba vet në të njëjtën kohë mendova me vete). Unë mendova se Laidon do të ishte partneri im në ndeshje, por gabohesha!

Vajza në foto nuk është ajo, por i ngjan shumë kundërshtares time. Ajo vendosi mbrojtësen e gojës, ishte 3-shi i trupit tim dhe sa gjysma e moshës time dhe më tha: mund të më gjuash në fytyrë nëse të pëlqen, mund ta përballoj.

Për të mos e zgjatur, kam aktualisht të nxira në të gjithë trupin, vërtet kudo dhe shpina po më dhemb si dreqi vetëm se krenaria ime shqiptare nuk më la të pranoja se isha tepër e madhe për këtë apo jo e mirë mjaftueshëm. Ajo madje më tha që nëse nuk e përballoja dot dhimbjen dhe ajo ishte tepër e ashpër, unë t’i thoja, por unë dogjova një zë që tha; ‘Mos u shqetëso për mua, më jep më të mirën tënde’.

Nuk mund ta besoj që ai zë erdhi nga unë, jam 49 vjeç dhe duhet të di më mirë se kaq. Por gjaku shqiptar prej kokëforteje më përfshiu dhe sot jam në shtëpi duke lëpirë plagët e mija, duke numëruar të nxirat dhe duke u kujdesur për krenarinë time të rëndë të dëmtuar me aspirinë.” – shkruan Sadije Berisha në ‘Facebook’

9c8e430f7407111da3e3844a3a2ea6b8

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura