“Kur flet Venecia të tjerët të heshtin”- Balla thumbon Presidentin: U zotua për dorëheqjen, të mbajë fjalën

Oct 9, 2019 | 14:06
SHPËRNDAJE

Balla-parlamenti-metaKreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për raportin e Komisionit të Venecias lidhur me kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Balla tha se ka dëgjuar një lum me sulme ndaj Komisionit të Venecias, por sipas tij, kur ky organ i gjithë pranuar në Europë flet, atëherë të gjithë të tjerët duhet të heshtin.

Balla indirekt ka thumbuar Presidentin për të cilin tha se duhet të mbajë fjalën për t’u larguar nga posti i Kreut të Shtetit.

“Kërkesa jonë flet për një shkelje të rëndë të Kushtetutës, sepse kush i heq të drejtën popullit për të zgjedhur, shkel rëndë Kushtetutën. Kam dëgjuar një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo, madje dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor shumë, që Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza, e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, dhe që kur ky komision flet, gjithë të tjerët duhet të heshtin. 

Jam një prej palëve të ftuar në Komisionin e Venecias për të sjellë kënvështrimin tonë. Dua të ndaj me ju që edhe ne kemi bërë disa komente të bazuara në raportin paraprak, që padyshim janë pjesë e procedurës strikte të Komisionit të Venecias. Kam dëgjuar një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo, madje dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor shumë, që Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza, e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, dhe që kur ky komision flet, gjithë të tjerët duhet të heshin.

Komisioni i Venecias ka meritë të veçantë në historinë e shtetbërjes të Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo Kushtetutë që kemi, ka marrë dhe ka qenë pjesë e një procesi ekspertize të dhënë nga Venecia. Dua që të gjithë ta presin me respekt verdiktin e Venecias dhe pastaj kush u zotua që do mbajë fjalën, ta mbajë”, tha Balla.

Socialisti është pyet dhe për datën 13 tetor, e cila është dekretuar nga Presidenti si data e zgjedhjeve të reja vendore, por Balla tha se atë ditë do të përkrahë kombëtaren shqiptare dhe fituesit e Maratonës së Tiranës.

“Ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri të gjithë atyre që e kanë dëshirë sportin dhe ju uroj suksese atyre që do fitojnë maratonën e Tiranës”, tha ai.
/ PANORAMA.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura