Kur Enver Hoxha “masakronte” foton e hekurudhës së parë në 1947

Sep 29, 2018 | 21:28
SHPËRNDAJE

Nga Kastriot Dervishi/  Në vitin 1947 nisi puna për atë që u quajt “hekurudha e parë shqiptare”, Durrës-Peqin. Kjo është ceremonia e zhvilluar në Durrës. Vini re çfarë lëvizshmesh të mëdha ka nga origjinali (sipër) te fotoja e një albumi të viteve ’70. Enver Hoxha është në bisedim të ëmbël me Koçi Xoxen.

105114980fa5c3686e408f17b2dc948d_XL

Te albumi është hequr. Ka ngelur vetëm. Ëmbëlsinë nuk dihet kujt ia tregon. Nga ana e djathtë është hequr Bedri Spahiu. Masakrimi i fotos është i thellë, por dhe oficerët dhe civilët (besohet disa jugosllavë mes tyre) nga të dy krahët e fotografisë janë hequr, përfshi edhe ministrin sovjetik në Tiranë Çuvakin.

55news.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura