Kur Edi Rama e quante “kriminel” Elvis Rroshin (VIDEO)

Jun 1, 2016 | 8:46
SHPËRNDAJE

Më 17 shkurt të këtij viti, kryeministri, Edi Rama ishte për një vizite në Kavajë për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Rama-elvis-rroshi-parid-car

Në këtë takim, Rama u shpreh i sigurt se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, PS do të marrë 10 mijë vota më shumë se PD në Kavajë.

Në fjalën e tij, Kryeministri ka thumbuar disa herë kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshin duke e quajtur me ironi “kriminel” dhe person me disa emra. (lexo ketu)


Kur Edi Rama e quante “kriminel” Elvis Rroshin… by gazeta-panorama

Sot, që Roshi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, teksa pranoi se ka qenë i dënuar në Itali kur ishte minoren, pa dijeninë e tij, ne sjellim edhe një herë ironinë që bënte Rama pak muaj më parë me akuzat e PD-së për Roshin.

“Kam dëshirë të vinte këtu krimineli që drejton Kavajën edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit. Kemi kaluar një ligj për dekriminalizimin. Sipas atij ligji nuk shpëton askush që ka bërë dicka, mezi po pres zbatimin e atij ligji që t’i çoni letër Lulit t’i thonë po ky si shpëtoi mo?”, thoshte Rama atëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura