“Kur duhet të shkojë në punë rrotullohet në gjumë”… Rama i përgjigjet Bashës

Sep 3, 2018 | 19:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha nga Shkodra.

“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër, Kur duhet të shkojë në punë rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë edhe pa të. E gjithë vëmendja te njerëzit”, është reagimi i kreut të Qeverisë, përmes një postimi në Twitter.

 

WhatsApp Image 2018-09-03 at 18.59.55

Basha dhe opozita zgjodhën të bojkotojnë seancën e parë plenare për sesion e vjeshtës duke u zhvendosur në Shkodër. Basha u shpreh se opozita po përgatit një aksion për “rrëzimin e qeverisë, që e azkuoi se është bërë “njësh me krim”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura