Kur do vijë bebi numër 2? Andrra Destani zbulon planet për zgjerimin e familjes dhe tregon sa fëmijë dëshiron

Feb 17, 2020 | 16:41
SHPËRNDAJE

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të parë rreth katër vite më parë.

Andrra solli në jetë djalin, Ansin në vitin 2016 dhe ajo tani ka folur për planet për zgjerimin e familjes së saj.

Në një mini-intervistë me fansat në InstaStory, ajo u pyet se kur ka ndërmend të sjellë në jetën fëmjën e dytë.

Biznesmenja u përgjigj: “Edhe pak, kur të jetë e shkruar”.

Ndërsa një tjetër ndjekës e pyeti: “Me sa fëmijë e sheh veten pas disa viteve?”

Bashkëshortja e Sinanit dëshiron një familje të madhe.

Ajo u shpreh se do që të ketë tre fëmijë.

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura