Kur do të kemi njësim të patentave me Gjermaninë? Rama i përgjigjet mjekut: I kemi bërë detyrat, është në dorë të…

Oct 18, 2020 | 16:58
SHPËRNDAJE

Në rubrikën e përjavshme “Pyet kryeministrin”, shefi i qeverisë Edi Rama i ktheu përgjigje interesit të një mjeku imazherist lidhur me njësimin e patentave  mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.


Ai tregoi se ishte zhvendosur në shtetin gjerman prej muajsh dhe ushtronte profesionin e tij si mjek.

Në përgjigje Rama tha se qeveria shqiptare i ka përbushur të gjitha detyrat dhe është në pritje të përgjigjes nga autoritetet shqiptare.

Rama: Kemi kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i takon strukturës sonë. Është bërë revolucion në shërbimin ndaj gjithë drejtuesve të automjeteve. Raporti me vlerësime jashtëzakonisht pozitive nga inspektimi i palës gjermane ka shkuar në Ministrinë Federale që e ka shpërndarë për të gjitha Landet.

Duhet që secili shtet përbërës ta aprovojë dhe pastaj leja shqiptare e drejtimit të njihet në të gjithë territorin e Republikës Federale. Është proces në duar të autoriteteve gjermane, sa na takon ne e kemi bërë detyrën tonë. Besojmë se më shpejt se vonë do të vijë momenti i shumëpritur që mos të keni nevojë të bëni ato pagesat e kripura për patentën por të përdorni patentën shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura