Kur do të heqë dorë opozita nga roli i komentatorit? Deputeti demokrat sqaron akademikun Fuga

Feb 13, 2018 | 22:27
SHPËRNDAJE

Pas kritikave të bërë nga akademiku Artan Fuga ditën e sotme ndaj tij, ka ardhur edhe sqarimi i deputetit demokrat Luçiano Boçi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Fuga i kërkoi Boçit që të bënte edhe rolin e ligjvënësit dhe jo vetëm atë të politikanit.

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer

E ndërsa deputeti demokrat i është përgjigjur duke sqaruar se sikurse mendon edhe ai, opozita është alternativë dhe jo thjesht kundërshti.

“Në këtë pikë ne si ligjvënës kemi idetë tona për një ligj efikas e që kalon që pari në filtrin e gjykimit te trupës akademike e të aktorëve të tjerë. Shumë të tilla ne si ligjvënës, i propozuam në orët pa mbarim te debatit në komision, por që u hodhën poshtë me kartonat e palogjikshëm të mazhorancës, shkruan Boçi.

 

Postimi i plotë:

 

BISEDË ME PROF. FUGËN

 

Profesor i nderuar!

Ndjesë për komunikimin nga larg që ndonjëherë ushqen kuriozitetin e tē tretëve, por që unë e konsideroj debat të frytshëm që na shërben të gjithëve, aq më tepër që e bëj me ju!

Ndoshta po zgjatem, por kam bindjen që kam mirëkuptimin tuaj të përhershëm.

– Vërtet për ligjin e AL ne bashkë, në mënyrë të spikatur nga ju, sikurse shumë senate universitetesh, kemi shfaqur kundërshtitë tona dhe paralajamëruam katrahurën e sotme. E gjykoj sikurse ju që opozita është alternativë dhe jo thjesht kundërshti. Në këtë pikë ne si ligjvënës kemi idetë tona për një ligj efikas e që kalon që pari në filtrin e gjykimit te trupës akademike e të aktorëve të tjerë. Shumë të tilla ne si ligjvënës, i propozuam në orët pa mbarim te debatit në komision, por që u hodhën poshtë me kartonat e palogjikshëm të mazhorancës. Bindja jonë për ta rrëzuar këtë ligj është ndjekur gjithmonë me angazhimin për një ligj të ri.

– Reagimet tona në vazhdim, për mungesën e akteve nënligjore, janë natyralisht në shqetësimin se një ligj i keq i bashkuar më një zbatim të keq e paaftësi të keqe, pjell “një përbindësh”. E në emër të mohimit të ligjit ne nuk mund të lejojmë nëpërkëmbjet që ai prodhon. Të paktën t’i vendosim ca frena në mungesë të kartonave. Nenet 109, 110 janë referuar për t’i thënë ministrisë pikërisht atë që më keni keqkuptuar, por që unë e kam theksuar qartë: të ardhurat e IAL-ve i jepen pedagogëve si honorare, projekte, investime, por kurrsesi si paga. Këto janë vlerë e punës së tyre mbi pagën mjerane. PAGËN e ka detyrim shteti!!!!

Ministria këtë nuk e bëri.

– Ndërkohë e kam shprehur bashkë me ju revoltën se kjo nuk është thjeshtë punë page se këta “nuk kanë ku e cojnë topin” nga frika e reagimit.Tërësisht jam me ju që kjo është njē cështje e dinjitetit të nëpërkëmbur të pedagogut nga mëkëmbës injorantë!

 

Mbetem gjithmonë falenderues për ju e kontributin e pandalshëm!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura