Kur do mbarojë kjo situatë? Rama i kujton shqiptarëve thënien e profetit Muhamed: Tani po ikin me vrap dhe superfuqitë, ta mbledhim mendjen top që…

Mar 23, 2020 | 15:41
SHPËRNDAJE

edi rama

I pyetur nëse ka një ide se kur mund të mbarojë kjo situatë që ka përfshirë vendin tonë për shkak të koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka kujtuar për shqiptarët fjalët e profetit Muhamed dhe tha se me këtë betejë, sot “po ikin me vrap” edhe superfuqitë e botës, jo më vendi ynë i vogël.

Në një lidhje direkt me News 24 Rama u shpreh që edhe nëse nuk shohim bomba e viktima në rrugë, si në luftë, realisht kjo po ndodh me një virus që nuk e dimë ku fshihet.

“Meqë përmendët Zotin ju kujtoj profetin Muhamed që thotë kur bie një epidemi mos ik nga aty ku je, dhe mos shko aty ku ajo ka rënë, pra nëse të gjeti aty ku je mos lëviz, mbyllu, nëse je diku ku ka rënë, mos shko aty ku ka rënë.

Kjo është edhe porosia e OBSH e gjithë ekspertëve dhe nga unë që kam detyrim t’ju përcjell ato që më kërkojnë mjekët me insistim. Mjekët në Infektiv s’janë të frikësuar nga përballja me sëmundje por nga sjellja e qytetarëve, ndaj them që duhet ta mbledhim mendjen top e ti kujtojmë gjyshërit tanë që luftuan apo jetuan në një kohë lufte disa vjet, që i mori Shqipërisë 28 mijë njerëz, djem e vajza, me plagë nga plumbat, dhe që plagosi kushedi se sa, dhe ia dolën pa kërkuar internet, që të kenë orar më të përshtatshëm për të blerë qep e makarona, qiqra në hell të atyre llojeve që kërkon dikush sot se nuk sheh bombat e të vrarët, nuk e ka frikën që kur del nga dera ke përballë gjermanin me mitraloz që të vret aty ku je.

Kjo ‘sdo të thotë që e gjitha ajo që nuk shohim nuk po ndodh, po ndodh. Nuk e di askush kur do mbarojë, nuk mbaron duke vendosur një afat, se do mbyllemi të gjithë 14 ditë edhe do e kalojmë. S’kemi luksin te bejme eksperimente se jemi vend i vogel, jemi te dobet e ndaj jemi te paret qe ikem me vrap, e tani po ikin me vrap dhe superfuqite”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura