“Kur do bësh bebin numër 3”- Ja si përgjigjet Elita Rudi, flet njëherë e mirë për operacionet plastike dhe tregon kur do rikthehet në ekran

Jul 26, 2021 | 16:02
SHPËRNDAJE

Elita Rudi është nënë e dy fëmijëve, Zërit dhe Botës. Ajo mirëpriti në jetë vajzën vetëm pak muaj më parë, megjithatë ndjekësit janë kuriozë nëse ajo do e zgjerojë sërish familjen dhe nëse “po”, kur do ndodhë kjo.

elita rudi (2)

“Kur do e bësh bebin numër 3?”– e pyeti një prej ndjekësve.

“Kam vetëm 4 muaj që kam lindur. Edhe nja 5-6 vite të tjera mos më pyesni a do të bësh beb? Të shohim mbas 5 viteve se si do ndihem. Tani për momentin, jo, jo dhe jo”, u përgjigj Elita Rudi.

elita rudi2

Moderatorja, e cila u shkëput nga televizioni pas ardhjes në jetë të Zërit, zbuloi se në shtator do rikthehet në televizion dhe se

“Kismet në shtator do kthehem në televizion”, tregoi ajo.

elita rudi3

Ndërsa i ka dhënë njëherë e mirë fund zërave se ka bërë operacione plastike.

“Nuk kam ndërhyrje, as hundën, as buzët dhe as kurrgjë. Se di si duhet ta vërtetoj që se kam hundën e bërë operim. Edhe ata që e bëjnë, e bëjnë nga halli”, përfundoi Elita Rudi.

/Panoramaplus.al

elita rudi5 elita rudi1 elita rudi4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura