Kokëdhima sfidon opozitën, viziton të arrestuarin për hashash në spital: S’harxhoj kohë kot me boritë e Saliut

Apr 7, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima ka sfiduar dje Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve duke mos marrë pjesë në mbledhjen ku do të shqyrtohej vlefshmëria e mandatit të tij, por në të njëjtin orar ai ka zhvilluar një takim në spitalin “Nënë Tereza”, ku ka vizituar një 21- vjeçar, i arrestuar për konsumim hashashi. 

Kokedhima dje gjate deklarates per media

Kokëdhima është përfaqësuar në Kuvend nga avokati i tij, ndërkohë që kërkesën e deputetëve të PD-së e ka quajtur si humbje kohe.

“Unë kam axhendën time të punës dhe nuk preferova që ta harxhoja këtë kohë për të bërë debate politike me boritë e Saliut, por e kam përdorur për nevojat e qytetarëve. Siç kam bërë edhe herë të tjera, kur nuk e kam harxhuar kohën e publikut me shpifjet e Saliut. Diskutimi është teknikoligjor, dhe për këtë përballë borive politike të shpifëse të Saliut janë ekspertët ligjorë”, u shpreh Kokëdhima. 

Koco Kokedhima tregon duart ku djali i ka shkruar emrin e tij, Mihal Llazari

Deklaratën deputeti socialist e ka bërë nga ambientet e Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, ku vizitoi një përdorues të hashashit, i cili është dënuar me burgim.

“Një i ri që quhet Mihal Llazari është vetëm 21 vjeç, ka më shumë se 1 vit e gjysmë në burg, ka pësuar një tronditje të thellë psikike, prej 3 javësh nuk komunikonte, por sot shkroi një letër për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Është nga Himara, nuk ka bërë asnjë krim, thjesht ka qenë përdorues i hashashit, pasi ka pasur familje me prindër të ndarë”, tha Kokëdhima.

Deputeti i PS-së tha se ka dhe shumë të rinj të tjerë të dënuar për këtë shkak, ndaj dhe duhet rishikuar legjislacioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura