Kur Arben Frroku përvetësonte pasurinë socialiste në 1991-shin

Dec 16, 2015 | 18:12
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të zëvendësuar mandatin e deputetit të dorëhequr Mark Frroku.

Arben Frroku pas lirimit nga burgu
Arben Frroku pas lirimit nga burgu

Si rregull, mandati duhet t’i kalojë personit që vjen pas tij në listën e kandidatëve të PDK-së, i cili është i vëllai, Arben Frroku.

Mirëpo ky i fundit, është dënuar nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit të Policisë, Dritan Lamaj.

KQZ-ja ka kërkuar informacion nga ministria e Drejtësisë për të gjithë kandidatët e tjerë në listën e PDK-së.

Dhe nga kjo kërkesë është zbuluar edhe një dënim i mëparshëm i Arben Frrokut, që daton më 27 shkurt të vitit 1991.

Arben Frroku në atë kohë, është shpallur fajtor nga Gjykata e Lezhës për përvetësimin e pasurisë socialiste në bashkëpunim, në shumën 900 lekë.

Gjykata e dënua me 6 muaj riedukim përmes punës së detyruar por me ndalimin e 1/5 së pagës.

“Në bazë të vendimit nr.10 datë 27.02.1991, Gjykata e Lezhës ka deklaruar fajtor për veprën penale të përvetësimit të pasurisë socialiste në bashkëpunim në shumën 900 lekë në bazë të nenit 63, 31/ B,31/2 të Kodi Penal Dënohet me 6 muaj riedukim nëpërmjet punës me ndalimin e 1/5 e pagës”, shkruan vendimi.

Kush e zëvendëson Frrokun

Emri i tretë në listën e kandidatëve pas vëllezërve Frroku, është Mirela Ferracaku, e cila rezulton e padënuar dhe me shumë gjasë, do të pranojë mandatin e deputetes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura