Kuqezinjtë në Europë, fitojnë Hysaj, Gashi, Xhaka, Shala dhe Agolli. Kaçe “ndal” Dortmundin

Oct 1, 2015 | 23:41
SHPËRNDAJE

Sot në mbrëmje janë luajtur edhe sfidat e tjera të Europa League mes skuadrave ku luajnë edhe disa kuqezinj të kombëtares sonë.

KaceNisur nga rezultatet, mund të thuhet se ka qenë një ndeshje mjaft e mirë për ta. Bazeli i Shkëlzen Gashit dhe Taulant Xhakës ka mposhtur Poznanin 2-0, ndërsa PAOK-u i Ergys Kaçes ka marrë një barazim 1-1 me Dortmundin.

Surpriza ka qenë Libereci i Harolind Shalës, i cili ka mposhtur 0-1 Olimpikun e Marsejës. Fitore ka shënuar edhe skuadra e Lacios, ku luan Berisha, si edhe Napoli i Hysajt, që kanë mposhtur St. Etienin dhe Legian e Varshavës.

Fitore ka arritur edhe skuadra e Ansi Agollit, Karabagu, i cili ka mposhtur Anderlehtin, 1-0 në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura