“Kuq e zi je ti”, Elvana Gjata: Hakerat serb po pengojnë shpërndarjen e klipit

Mar 23, 2015 | 23:10
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Elvana Gjata ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një informacion, sipas të cilit, hakerat serbë po pengojnë shpërrndarjen e këngës “Kuqe e zi je ti” nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në tekstin e saj thuhet: Me sa duket antishqiptareve ju ka dhembur shume suksesi i kenges mbare-kombetare “Kuq e zi je ti”. Hakerat serb jane aktivizuar per te penguar shperndarjen e klipit nepermjet rrjeteve sociale dhe deri tani kane arritur qe Facebook ta trajtoje linkun e kenges si link problematik.

Postimi i Elvana Gjatës në Instagram

Kenga u lancua me 19 mars, dhe eshte nje bashkepunim mes këngëtarit dhe kompozitorit te njohur Flori Mumajesi dhe kengetares Elvana Gjata.

Kënga që është quajtur gjithashtu si himni i ri i shqiptarëve, ka krijuar simpati te madhe tek degjuesit dhe eshte komentuar pozitivisht në rrjetet sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura