Kupa e Shqipërisë, Grupi B / Partizani bën goleadë në Kuçovë, Flamurtari mposht Dinamon

Sep 13, 2017 | 18:16
SHPËRNDAJE

U luajtën sot ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë në Grupin B. Partizani fitoi me goleadë 2-6 në Kuçovë në ndeshjen ndaj Naftëtarit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Nallbatit, por të kuqtë më pas përmbysën shifrat me golat e Xhixhuas që shënoi dopietë dhe realizimet e Malotës, Çanit, Herrerës dhe Bathës me penallti. Sulmuesi Edgar Çani u fut në lojë në pjesën e dytë dhe debutoi me gol me fanellën e Partizanit.

naftetari partizani

Flamurtari fitoi pastër 0-2 ndaj Dinamos në takimin e luajtur në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes. Hoxhaj dhe Musta ishin autorët e golavë për këtë fitore të vlonjatëve.

Në takimet e tjera, Turbina mposhti Korabin, Apolonia barazoi me Lushnjën, Pogradeci mposhti Shkumbinin në Peqin dhe Luftëtari mposhti Elbasanin në transfertë. Ndeshja mes Tomorit dhe Bylisit u ndërpre për shkak të largimit të forcave të rendit.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I PARË – GRUPI B

Naftëtari – Partizani 2-6
Nallbati 12′, Kajo 80′ / Xhixhiua 19′, 72′, Malota 44′, Çani 60′, Herrera 65′, Batha 85′ (11-m)

Dinamo – Flamurtari 0-2
Hoxhaj 49′, Musta 67′

Turbina – Korabi 3-2
Baku 29′, Gorxha 36′, Peqini 55′ / Turhani 7′, Murrja 17′

Apolonia – Lushnja 1-1
Krasniqi 82′ / Pepa 12′

E NDËRPRERË | Tomori – Bylis 0-1
Limaj 58′

Shkumbini – Pogradeci 0-2
Çekiçi 5′, Kame 77′

Elbasani – Luftëtari 0-3
Janku 39′, Zogaj 43′, Nunjez 83′

U luajt në orën 13:00

Sopoti – Laçi 0-12

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura