KUPA/ Arsenali dhe Siti, fitore me nga 3 gola. Penalltia shpëton Junajtid (VIDEO)

Jan 9, 2016 | 20:20
SHPËRNDAJE

Arsenali ka mposhtur ditën e shtunë skuadrën e Sanderlendit në kuadër të raundit të katërt të FA Cup.

Ramsey-WalcottKampionët në fuqi të këtij kompeticioni u gjendën në disavantazh të një goli, pasi Lens përfitoi nga një gabim i Koshielnit.

Më pas, Arsenali përmbysi gjithçka falë golave të Kempbëll, Ramsit dhe Zhirusë.

Siti bën tris me Noruiçin

Edhe Mançester Siti ka shënuar fitore në këtë raund të FA Cup duke mposhtur lehtë Noruiçin modest.

Djemtë e Pelegrinit hapën serinë e golave me Agueron dhe Ihenaçon, ndërsa golin e tretë e shënoi De Bryn në pjesën e dytë.

Runi shpëton Mançester Junajtid nga barazimi me Shefilldin

Uejn Runi ka kaluar në raundin tjetër Mançester Junajtid, pasi fitoi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Shefilldit modest.

Kapiteni ishte i saktë nga goditja e 11-metërshit, duke shmangur ndeshjen e kthimit, që do të luhej në rast barazimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura