“Kung Fu mama”- E guximshme si Sara Hoxha, në ditët e fundit të shtatzënisë partnerja e Ledri Vulës …

Sep 21, 2020 | 11:09
SHPËRNDAJE

Sara Hoxha dhe Ledri Vula do bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Çifti i dashur i showbizz-it janë në pritje të një vajze.

Por edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, Sara Hoxha po shijon çdo moment së bashku me këngëtarin.

Së fundmi, ata kanë shkuar në një udhëtim në mal, ku kanë ndarë momente me ndjekësit në rrjetet sociale.

Vëmendjen e mori një foto e guximshme e Sara Hoxhës, e cila edhe pse është shtatzënë bën “Kung Fu”.

Imazhi i saj u publikua nga Ledri Vula, i cili shkroi: “Kung Fu Mama”.

Gjithashtu çifti postuan edhe një foto krah njëri-tjetrit ku në sy bie barku i rrumbullakosur i blogeres.

Ndonëse duket sikur po kalon një shtatzëni të qetë, Sara Hoxha zbuloi pak ditë më parë shqetësimet që po përballet.

“A të bëjë një pyetje? Kështu shqetësime shtatzënie ke ti? Zot na ruaj ne vdiqëm të shkretët me të vjella, vapë, siklet ankth, preokupim, sa herë bëjmë ekografi, analiza. Çfarë me të thënë, ishalla qofsh si në foto,”- e pyeti një nga ndjekësit.

Sara Hoxha rrëfeu se ka shumë shqetësime, si të gjitha femrat shtatzënë.

Ajo tregoi se ndonjëherë mezi ecën dhe ngrihet nga krevati.

Ndërsa theksoi se këto probleme nuk i kap aparati fotografik, duke shtuar se foto i realizon për qejf dhe jo për hall.

“Kam si jo. Mesi me këputi fare (ndonjëherë mezi eci dhe çohem nga krevati), për analizat mos me fol se stresi dhe qejfi me i madh aty qenkan bashkë, vapë sa të duash… Por nuk i kap aparati fotografik këto edhe s’ka pse. Bëjmë foto për qejf jo për hall. Të uroj shtatzëni sa më të lehte ?”– iu përgjigj blogerja.

Ndërkohë në një intervistë për Ardit Gjebrean, Ledri Vula foli në lidhje me jetën e tij private, përfshirë edhe mundësinë për një dasmë.

Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf. Jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët,”- tha këngëtari.

 

Por si e kuptoi që Sara ishte e duhura?

Edhe për këtë, ai e kishte një përgjigje: “E kuptova me kalimin e kohës. Kur gjen mirëkuptimin, kompromisin, kalon një kohë dhe nuk të hiqet dashuria”.

 

Më pas, reperi tha se dasmën do kishte dëshirë ta bënte në plazh, buzë detit. I pyetur për emrin e vajzës, Ledri Vula theksoi se do ta zgjidhnin muajin e fundit.

/Panoramaplus.al

 

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura