Kundravajtje dhe nën ndikimin e alkoolit, dy në pranga, tentuan të korruptojnë policët

Mar 2, 2015 | 9:15
SHPËRNDAJE

Dy persona te tjerë kanë përfunduar në pranga, pasi tentuan të korruptojnë policët rrugor. Arrestimet jane bere në Tiranë dhe ne pranga jane vene dy te rinj, qe tentuan t’u japin para ne kembim te faljes se ndeshkimit, policeve te rrugores. 

Efektive te Rrugores

Sipas policise, nje nga te arrestuarit eshte Tedian Zoto, banues në Tirane, sepse në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova”, me Bulevardin “Bajram Curri”, përballë lokal “Taiwan”, është kapur në flagrancë nga punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në kundravajtje në sensin e kundërt të lëvizjes së mjeteve dhe nën ndikimin e pijeve alkolike, me mjetin e tij tip “Volkswagen Golf 3”, i cili i ka ofruar punonjësve të policisë rrugore, një kartmonedhë me prerje 500 lek , me qëllim që të shmangte gjobën.

Nderkohe qe shtetasi Donald Nela, u ndalua pasi ne Bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, është kapur në flagrancë nga punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi është konstatuar duke bërë lëvizje të çrregullta në rrugë me mjetin e tij tip “Nissan Micra” dhe nën ndikimin e pijeve alkolike, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore, një shumë prej 3000 lekesh. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura