Kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar, qytetarët e Bërxullës në protestë: Nuk e falim pronën

Mar 19, 2023 | 11:19
SHPËRNDAJE

Prej më shumë se 6 muajsh, qytetarët e zonës së Bërxullës janë në protestë kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar e cila i prek edhe banesat.

Qytetarët pretendojnë se shteti nuk i dëmshpërblen sipas vlerës së banesave.

Dhjetra qytetarë janë mbledhur në rrugën ku kalon projekti duke e bllokuar aksin.

Ato i bëjnë thirrje shtetit që të mos i prekin banesat e tyre pa u dëmshpërblyer sipas vlerës reale të shtëpive. Në këtë rrugë ka dhe forca të shumta policie.

berxulle-protesta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura