Kundërshtoi me dhunë policinë, gjykata liron avokatin në Lezhë. Masa e sigurisë u dha në ambientet e…

Oct 29, 2020 | 8:47
SHPËRNDAJE

Avokati, Gjergj Neli, i cili u arrestua pasditen e së martës nga Policia e Lezhës për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave blu do të hetohet në gjendje të lirë. 

gjergj neli

Gjykata e Shkalles së Parë në Lezhë ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj 68-vjeçarit. Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli, i cili u dërgua pak orë pas arrestimit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Gjendja e tij shëndetësore ka detyruar prokurorin Erjon Shehaj të kërkojë që ai të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Artan Hajredinaj. Referuar veprimeve hetimore dhe aktit të ekspertimit thuhet se avokati Gjergj Neli ka kundërshtuar dhe goditur njërin nga efektivët e Policisë, të cilët kishin shkuar për të ndërhyrë pas njoftimit që kishte mbërritur në sallën operative për një konflikt mes avokatit dhe bashkëshortes së tij me një person tjetër.

Por nga ana tjetër, bashkëshortja e avokatit, e cila është dhe zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë, Shaqe Marinaj, pretendon se janë ofenduar dhe dhunuar nga efektivi i Policisë, Myrteza Mehmeti, për të cilin ka bërë padi te Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit. Avokati Neli u prangos të martën nga Policia, pasi ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzën njërit Avokati Gjergj Neli prej punonjësve të Policisë.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Shoqërimi i avokatit në Lezhë, policia jep detajet: U arrestua. I goditi me grusht dhe i grisi bluzën oficerit!

Dje u arrestua, sot dërgohet në spital. Çfarë po ndodh me avokatin në Lezhë? Ja denoncimi që u bë në SHÇBA për efektivin e policisë

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura