Kumbulla humb prej një “predhe”, shqiptari vlerësohet për paraqitjen me Veronën. Ja nota për të

Oct 25, 2019 | 23:27
SHPËRNDAJE

Takimi mes Veronës dhe Sasuolos, hapi siparin e javës së nëntë ne Serinë A, dhe ishin miqtë ata që fituan me shifrat e ngushta 0-1.

djuricic-907e13c8fff9f952d1e892d8eb95930885b5e71287b2cd_1920x1080

Një gol i Xhuriçiç për Sasuolon në minutën e 50-të, me një predhë nga jashtë zone, i dha 3 pikët ekipit të De Zerbit.

Titullar në këtë takim ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla. Ai vlerësohet për paraqitjen e tij pozitive, pavarësisht humbjes. Në “tuttomercatoëeb”, Kumbulla vlerësohet me notën 6.5, ndërkohë që ky është komenti për të: “Merr një karton të verdhë pas 5 minutash, por vazhdon të luajë i pashqetësuar. Rezultati më pas, është një ndeshje e madhe e tij, gjithmonë i vëmendshëm dhe preciz. Ka një duel personal mjaft të mirë me Defrelin. Zëvendësohet në minutën e 82-të nga Stepinski”.

Ndërkohë, titullar për 90 minuta ishte edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani. Ai vlerësohet me notën 6, ndërkohë edhe ai vlerësohet për paraqitjen e tij në mbrojtje.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura