‘Kumanova’, Veljanoski në Tiranë: Neutralizuam grupin terrorist

May 23, 2015 | 13:04
SHPËRNDAJE

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski gjatë fjalës në Asamblenë Parlamentare të vendeve të SEECP-së, në Tiranë, i quajti ngjarjet e Kumanovës si një tentatitë për të destabilizuar vendin.


Ai tha se autoritetet parandaluan në kohë përshkallëzimin e tensioneve dhe neutralizoi grupin kriminal terrorist.

“Fatkeqësisht ne në Maqedoni përballemi me këtë fakt në një mënyrë tragjike, por arritëm të parandalojmë përshkallëzimin e tensioneve. Aksioni i policisë i kryer me shumë profesionalizëm e neutralizoi grupin kriminal terrorist, të cilët donin të dëmtonin rëndë Republikën e Maqedonisë edhe të përbënin një kërcënim për të gjithë rajonin. Kjo ngjarje e pakëndshme nënvizon nevojën për një integrim më të shpejtë të rajonit në NATO dhe BE”- tha ai.

Sipas tij, situata politike aktuale kontribuon në përkeqësimin e mirëqënies së përgjithshme në shtet. “Siç e dini me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni vjet, opozita vendosi të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit, ndërkohë ne me ndihmën e miqve europianë ne bëmë thirrje për dialog politik që ata të vinin në parlament dhe të merrnin pjesë në institucione. Negociatat vazhdojnë mes dy palëve me ndërmjetësimin e PE dhe shpresoj që dy udhëheqësit politikë do të arrijnë një zgjidhje reale. Sërish dua të nënvizoj se situata e status-quosë në integrimin euroatlantik për ne dhe shtetet e rajonit krijon flustrim dhe na bën vunerabël ndaj tentativa për destabilizim. Për të kapërcyer këto sfida na duhet solidaritet rajonal si dhe mbështetja e komunitetit ndërkombëtar “- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura