‘Kumanova’, Leskaj: Marrëdhëniet delikate përsa kohë Marrëveshja e Ohrit zbatohet pjesërisht

May 23, 2015 | 10:37
SHPËRNDAJE

“Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është e vetmja mënyrë për të shmangur përplasjet ndëretnike në Maqedoni”. Kështu ka deklaruar nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të SEECP, Valentina Leskaj duke komentuar ngjarjet e fundit në Kumanovë. 

Leskaj

“Shpreh keqardhjen e thellë për jetët e humbura në incidentin e Kumanovës. Situata në Maqedoni është serioze dhe mund të përbëjë rrezik, nëse nuk vlerësohet siç duhet. Zhvillimet e fundit në Kumanovë kanë dhunuar të drejtat dhe marrëdhëniet ndëretnike. Këto marrëdhënie mbeten delikate përsa kohë Marrëveshja e Ohrit zbatohet pjesërisht”, tha Leskaj.

Ajo theksoi se mungesa e transparencës rreth asaj që ndodhi në Kumanovë e bën edhe më të vështirë situatën. “Gjuha e urrejtjes duhet zëvendësuar me angazhimin për të respektuar të drejtat e njeriut dhe ligjin”, tha ajo. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura