“Kumanova”, kapet në Kosovë Komandant Sula

Jul 7, 2015 | 19:36
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arrestuar një nga pjesëtarët në grupin e zjarrit në Kumanovë. Ai është Sulejman Osmani dhe është kapur në fshatin Letnicë të Vitisë.

Komandant Sula

“Mund t’ju konfirmoj se në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia, dje policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar (S.O.), i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e Kumanovës.

Personi i dyshuar është arrestuar në një shtëpi banimi në fshatin Letnicë të komunës së Vitisë.. Tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një revole TT me disa municion”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Sulejman Osmani, i njohur edhe si komandant Sula, ishte një nga pjesëtarët e grupit që u përlesh me policinë maqedonase në maj të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura