‘Kumanova’, dëshmitë flasin për tradhti. Natën e aksionit 70% e popullatës ishin evakuuar

May 28, 2015 | 16:08
SHPËRNDAJE

Mediat e Kosovës, duke iu referuar rastit të Kumanovës shkrujanë sot se gjithë dëshmitë flasin për tradhti. Grupi i kosovarëve dhe i shtetasve të Maqedonisë ishte vendosur në Kumanovë në pesë shtëpi të marra me qira.

Kumanova

Ishin hapur kanale që lidhnin këto pesë shtëpi njëra me tjetrën. Popullata e zonës e dinte për këtë grup.

Natën e aksionit mbi 70 për qind e popullatës ishte evakuuar. Pavarësisht dëmeve materiale dhe shkatërrimit të shtëpive, asnjë civil nuk është lënduar. Vetëm 4 prej grupit e kishin ditur se e gjithë kjo ishte një skenar. Të tjerët kanë qenë vullnetarë.

Një zyrtar i shërbimit maqedonas DBK ka ndikuar shumë tek pjesëtarët shqiptarë të grupit. B. H. ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, , shkruan sot “Koha Ditore”, në pjesën e tretë të serisë së artikujve mbi provat për incidentin në Kumanovë dhe një komplot për lirimin e të burgosurve në Kosovë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura