Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Kulture » Shuhet Marinova, përkthyesja e Kadaresë e Migjenit

Shuhet Marinova, përkthyesja e Kadaresë e Migjenit

Përkthyesja bullgare, e cila bëri të komunikonte për herë të parë me botën letërsinë e Kadaresë, u nda nga jeta. Marina Marinova, një nga figurat kryesore në kritikën e letërsisë ballkanike në vitet mes dy luftërave botërore, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare. Puna e saj për përkthimin e letërsisë shqipe nisi në vitin 1958, duke u bërë përkthyesja e parë në gjuhën bullgare të Migjenit. Një përmbledhje me veprën e tij u botua me rastin e 20- vjetorit të vdekjes së poetit. Në vitin 1966, Marina Marinova përktheu në bullgarisht romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të cilin ajo e kishte përkthyer qysh si ai ishte në trajtat e një tregimi e më pas një vepër e plotë. Rëndësia e përkthimit të Marinovës qëndron në faktin që ai ishte i pari, që do u hapte rrugën edhe shumë të tjerëve. Marina Marinova ka përkthyer në bullgarisht veprat e Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”, “Eskili, ky humbës i madh”, “Koncert në fund të dimrit”, “Qorrfermani”, “Kamarja e turpit”, “Prilli i thyer” e shumë të tjera. “Ajo që bëri më shumë përshtypje ishin novelat, motivi i folklorit në to, që ne i kemi të përbashkëta, duke u njohur si balada mite. Sidomos me veprën “Kush e solli Doruntinën”, me motivet e kësaj vepre, ai vërtet krijoi një tjetër hapje, e cila jo vetëm që u pëlqye në Bullgari, por e kanë vërtetuar si kryevepër”, do të thoshte përkthyesja herën e fundit që ishte në Shqipëri. Por përkthyesja bullgare nuk u ndal te Kadareja, ajo i çoi lexuesit bullgar edhe vepra të Besnik Mustafajit, Dritëro Agollit, Rexhep Qoses.
Në vitin 2005, Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e dekoroi me urdhrin “Medalje mirënjohjeje” për kontributin e saj në njohjen e letërsisë shqiptare në Bullgari dhe veprimtarinë e saj shumëvjeçare në dobi të kulturës shqiptare. “Nderimi që m’u dha nga shteti shqiptar, më ka gëzuar shumë. Me kënaqësitë nuk ka vonesa, ajo mund të të jepet në çdo kohë dhe mbas shumë vjetësh. Nuk ka fort rëndësi. Kryesore është se çmimi që më dhanë, po më shtyn të punoj me forca të reja. Sa për çmimet, të gjitha i kam marrë në Bullgari, sa i takon punës që kam bërë me përkthimet, nga shqipja në bullgarishte. Por, nderimi që më bëri Republika e Shqipërisë, është një gjë e veçantë për mua”, do të thoshte ajo 7 vjet më parë, kur erdhi për herë të fundit në Shqipëri.

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Shuhet Marinova, përkthyesja e Kadaresë e Migjenit”

  1. Ngushellime familjes dhe dashamiresve e miqeve te saj. Ishte nje grua shume puntore, e shkathet dhe afte. Punoi me perkushtim per njohjen e letersise shqipe ne Bullgari.

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept