Ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford sqaroi në një intervistë për Panorama TV se situata me kultivimin e kanabisit në Shqipëri “është jashtë kontrollit”, ndërsa theksoi se legalizimi për qëllime mjekësore do të shmange burgosjen e shumë personave.
Ndërsa në këtë pikë theksoi se në burg nuk shkojnë njerëz me para apo që kanë lidhje me politikën.
“Unë kam qenë pro për legalizimin e kanabisit për cështje mjekësore. Besoj që dhe për ata që janë kundër përdorimit të drogës duke futur njerëzit në burg nuk ka pasur efekt kështu që besoj më efikase është informacion dhe ekonomia për të shmangur problemet.
Situata tani është jashtë kontrollit, më jashtë kontrollit nuk e di nëse bëhet. Tani Shqipëria ka qenë vendi i parë në Evropë për hashash nëse je vendi i parë bëhet më shumë.
Por informacion dhe taksa janë më efikase, se duke fut njerëz në burg, ata që janë të lidhur me politikën e me para e janë të fuqishëm nuk shkojnë në burg. Më mirë këtë sektor e merr për punë mjekësore e të zhvillojë një industri, duke e zhvilluar e duke e pranuar që do ketë probleme, por problem kemi, po marrim një probem që është 100% jashtë kontrollit dhe përpiqemi pjesërisht të paktën e marrim nën kontroll.
Nëse nis një industri e punë mjekësore, kalohet nga një situatë kur duhet të thërrasim policinë për cdo rast. Ne marrim policinë financiare, pra është dicka ndryshe.
Besoj se është më efikase duke përdorur ekonominë”.