Kullë te Teatri Kombëtar? Kumbaro përplaset live me artistët: S’di nga kanë dalë këto…(video)

Feb 14, 2018 | 22:15
SHPËRNDAJE

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka qenë e ftuar mbreme në emisionin Top Show në Top Channel, ku është përballur me artistët.

Ministrja u përplas ashpër me artistët Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina.

Aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. “Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë” – tha ai.

kumbaro derhemi

Ministrja Kumbaro iu përgjigj se nga një analizë e bërë për Teatrin Kombëtar është vënë re se ajo godinë e ndërtuar nga italianët nuk i përmbush sot asnjë nga kushtet.

“Raportet e inspektimeve që kemi bërë në Teatrin Kombëtar na çuan në konkluzionin se nuk ia vlen që në atë godinë të shpenzohet asnjë para për rikonstruksionin, sepse është një godinë shumë e vjetër, e ndërtuar për një periudhë të shkurtët kohore. Prandaj, vendosëm që në atë ambient të ndërtohet një sallë e re teatri, moderne dhe bashkëkohore, në të njëjtin vend ku është aktuali. Unë nuk kam dëgjuar asnjë histori kulle dhe nuk di nga kanë dalë këto histori. Pra, është diskutuar që qeveria dhe Bashkia e Tiranës, të parashikojnë në të njëjtin truall ku ndodhet sot Teatri Kombëtar, të ndërtohet një teatër i ri. Nuk ka ende një projekt dhe një afat konkret për ta bërë këtë, sepse jemi ende në diskutime dhe studime. Unë ju garantoj se ambienti i Teatrit Kombëtar do të jetë Teatër Kombëtar, pa kulla”, tha Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ajo tha se ambientet te ‘Turbina’ nuk janë zëvendësuese të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, por ambiente shtesë, në dispozicion të Teatrit Kombëtar.

“Ambientet te ‘Turbina’ janë identifikuar dhe rikonstruktuar, për t’u vënë në dispozicion të Teatrit Kombëtar, por jo për të zëvendësuar godinën aktuale. Pra, te ‘Turbina’ ne kemi ndërtuar ambiente me kushte shumë më të mira se godina aktuale, për t’ua vënë në dispozicion, por normalisht që do të vijojë të funksionojë edhe teatri aktual”, tha Kumbaro.

Në Top Show, ministrja Kumbaro u shpreh se nuk e ka marrë në dorëzim letrën e artistëve, por tha se është e gatshme të negociojë, duke pritur artistët në ambientet e ministrisë së Kulturës.

Nga ana tjetër, artistët kanë kërkuar që takimi të mbahet në ambientet e Teatrit Kombëtar dhe jo në Ministri, gjë që ministrja Kumbaro nuk e mirëpriti.

“Letrën tuaj nuk e kam marrë ,por rëndësi ka që ne jemi të gatshëm të bisedojmë me ju. Nesër ju presim në ambientet e Ministrisë, për të diskutuar, pasi në Teatrin Kombëtar unë vij për të parë shfaqje dhe jo për të bërë biseda të tilla”, tha Kumbaro.

Ministrja mohoi edhe zërat që flisnin për planifikimin e një kulle në ambientet aktuale të Teatrit Kombëtar, ndërsa theksoi se ekspertiza ka dalë në konkluzionin se nuk ia vlen të rikonstruktohet.

“Raportet e inspektimeve që kemi bërë në Teatrin Kombëtar na çuan në konkluzionin se nuk ia vlen që në atë godinë të shpenzohet asnjë para për rikonstruksionin, sepse është një godinë shumë e vjetër, e ndërtuar për një periudhë të shkurtët kohore. Prandaj, vendosëm që në atë ambient të ndërtohet një sallë e re teatri, moderne dhe bashkëkohore, në të njëjtin vend ku është aktuali. Unë nuk kam dëgjuar asnjë histori kulle dhe nuk di nga kanë dalë këto histori. Pra, është diskutuar që qeveria dhe Bashkia e Tiranës, të parashikojnë në të njëjtin truall ku ndodhet sot Teatri Kombëtar, të ndërtohet një teatër i ri. Nuk ka ende një projekt dhe një afat konkret për ta bërë këtë, sepse jemi ende në diskutime dhe studime. Unë ju garantoj se ambienti i Teatrit Kombëtar do të jetë Teatër Kombëtar, pa kulla”, tha Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura