“Kullat monumente korruptive në Tiranë”- Petrit Vasili komenton artikullin e “The Guardian”: Kryeqyteti, një mal betoni që vret përditë shëndetin e njerëzve

Aug 16, 2022 | 9:07
SHPËRNDAJE

Petrit Vasili ka komentuar artikullin e gazetës britanike “The Guardian”, e cila flet për ndërtimet e kullave në Tiranë. Sipas Vasilit, ky shkrim tregon qartë sesi është asgjësuar kryeqyteti shqiptar, duke hedhur akuza ndaj mazhorancës.

petrit vasili

Vasilit më tej thotë se Tirana është kthyer në një mal betoni  që cdo ditë vret shëndetin e njerëzve, shkatërron bizneset e ndershëm dhe mbështet kriminelët.

LEXO KETU: “Po humbet trashëgimia”/ “The Guardian”: Kullat në Tiranë, skema pastrimi parash dhe korrupsioni

Reagimi i Petrit Vasilit

Gazeta me e madhe britanike “THE GUARDIAN” tregon shume qarte dhe ne mënyre asgjësuese se si ka shkatërruar Tiranën Veliaj për llogari te vjedhjes dhe korrupsionit.

Ja cfare thote THE GUARDIAN:

“Kullat monumente korruptive ne Tirane”!

“Projektet, skema te pastrimit te parave nga krimi i organizuar”!

Dhe ky palaçua Kryetari i Bashkise se Tiranes ka surrat e derdellit pasi e ka kthyer Tiranen ne nje mal betoni, qe vret perdite shendetin e njerezve dhe qe shkaterron bisnesin e ndershem duke mbeshtetur kriminelet qe pastrojne para’ ne mes te Tiranes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura