Kulla në vendin ku është PD? Veliaj: Në 2016-ën u shpreh interes, por nuk është marrë në shqyrtim. Pronari i tokës duhet të gjejë dakordësinë me selinë blu

Jan 20, 2022 | 22:54
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se plani i ndërtimit të kullave aty ku sot është Partia Demokratike është dorëzuar në bashki nga pronarët e tokës, por nuk është marrë asnjëherë në shqyrtim nga ana e bashkisë për sa kohë familjarët nuk kanë gjetur dakordësinë me PD-në mbi ndërtimin.

veliaj 1091

Kanë ardhur familjarët dhe kanë bërë një shprehje interesi dhe u kemi thënë o zotëri ju vetëm tokën keni, në momentin që banesa ka pronar tjetër, zgjidheni me pronarin. Për sa kohë që familjarët kanë thënë që do ta zgjidhim ne me atë parti, që ata të largohen nga Urbanistika është thënë ‘OK’ do ta shqyrtojmë vetëm kur të keni gjetur zgjidhjet. Për sa kohë PD është aty nuk do të procedohet”, sqaroi Veliaj në “Real Story” në “News 24”.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Nëse gjejnë marrëveshje

Veliaj: Teorikisht në çdo vend ndërtimi që nuk është monument kulturore, duhet dakordësia. Ligji thotë edhe kur është ndërtesë pa leje, jo më kur është me leje. Pronari i PD gjen një dakordësi sa metra katror merr ai ent privat apo publik.

Pyetje: Mund të ndërtohen ato tre kullat nëse bien dakord dhe PD të marrë 3 kate?

Veliaj: Nëse dikush bën lapsuse frojdiane dhe i referohet si “shtëpia e lirisë” dhe në kokë ka projektin “kullat e lirisë” kjo nuk është pyetje për mua. Ëndrrat e një partie apo të pronarëve nuk menaxhohen nga bashkia e Tiranës. Urbanisti është i verbër nuk sheh parti. Thotë gjeni dakordësinë pastaj ta shqyrtojmë, në këtë fazë po e arkivojmë si shprehje interesi.

Pyetje: Ka shprehje interesi?

Veliaj: Ka qenë viti im i dytë në bashki, viti 2016. Jam njohur në 2016, vjen urbanistika thotë këta janë familjarët duan këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura