“Kukullat e Ramës kanë zaptuar Parlamentin”, Basha: Ruçi nuk ka arsye të…

Oct 12, 2017 | 22:11
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu serish seancën pas përplasjes me deputetin demokrat Flamur Noka. Lidhur me këtë situatë në një dalje për media ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha.

basha

“Nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit”, tha Basha.

“Ngjarjet kriminale që kanë mbuluar Shqipërinë, me Ramën e bandat që sot kontrollojnë vendin që janë jashtë kontrollit të policisë. Edi Rama i trembet këtij debati, por ne do vazhdojmë të kërkojmë debat për këtë çështje.

Po e shohim se si shumica po duan të ikin nga vendi. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo, nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit.

Ne kërkojmë aleancën e çdo qytetari të ndershëm. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debat, tepsinë e ka për vete, timonin për vete, tani do që t’i mbyllë gojën parlamentit. Kjo nuk do ndodhë. Agjesimi i debatit do shkojë në krizën më të madhe të demokracisë në këto 25 vite,” tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura