Kukësi-Skënderbeu/ Shpërthen Gjika: Salihi grisi mandatin e Gjicit

May 20, 2017 | 22:38
SHPËRNDAJE

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, nëpërmjet një statusi në Facebook ka ironizuar me ndeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeut. Duke e cilësuar vendimet e Jorgjit të motivuara politikisht, ai nuk ka ngurruar të ironizojë edhe me korçarët, duke u kujtuar se si ishte situata pak vite më parë, kur Flamurtari i tij rivalizonte me ta për titullin.

gjika

Postimi i Gjikës

Para së gjithash, urime Kukësit dhe mikut tim Gjoka për titullin kampion!

Sot Hamdi Salihi ka bërë një vepër të madhe, ka shpëtuar zgjedhjet e ardhshme politike!

Sepse, ajo që grisi, nuk ishte karton i kuq loje, ishte mandati i deputetit!

Dhe mire që e grisi, se Enea Jorgji, veç penalltisë që i dha Kukësit, dhe penalltisë që nuk i dha Skënderbeut, kishte ndërmend t’i jepte dhe mandatin e deputetit qysh sot presidentit të ekipit kampion!

PS: Bota është portokalle! Besoj e mban mend Skënderbeu si u shpall kampion në 2011!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura