Kukësi reagon ashpër ndaj ndodhive: Ka racizëm, po bëjnë çdo veprim për…

Aug 8, 2018 | 11:36
SHPËRNDAJE

Ka folur për racizëm klubi verilindor pas një deklarate të shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook”. Klubi verilindor tregon të gjitha peripecitë e hequra për të shkuar në Gjeorgji. Madje, ata nuk janë pritur as nga zyrtarë të klubit të Torpedos dhe e akuzojnë palën gjeorgjiane se ata po bëjnë gjithçka që Kukësi të lodhet. Klubi i bën thirrje autoriteteve shqiptare të marin masa. Ja reagimi i plotë:

kukesi3

“Pas një udhëtimi të gjatë dhe rraskapitës drejt Gjeorgjisë, mes shumë të tjerash janë krijuar dhe pengesa nga autoritet gjeorgjiane. Në mengjesin e sotëm ekipi është akomoduar në hotelin Radison Blue. Klubi i Torpedos si organizator dhe mikpritës i takimit vazhdon të jetë mospërfillës dhe të krijojë pengesa në mënyrë që të mos bashkëpunojë me Kukësin, duke mos përmbushur kushtet minimale te aktivitetit të një rangu Europian. Problemi më shqetësues për ne si klub vazhdon të jetë mos paisja me viza të lojtareve tanë, të Valon Ethemit, Edis Maliqit si dhe Reginaldo Fait, edhe pse aplikimi është bërë në kohë, duke na u premtuar edhe nga autoritetet gjeorgjianë për pajisjen me vizë të tyre.
Aktualisht tre lojtarë ngelen pa udhëtuar për në Tbilis.
Portieri jone, Faton Maloku pasi ka qëndruar për rreth 7 orë në aeroportin e Tbilisit, i shoqëruar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi, ka arritur më në fund që rreth orës 11:00 (me orën e Gjeorgjisë ) te behet i mundur kalimi i tij.
Kontakti i parë me tokën gjeorgjianë nuk ishte aspak mikpritës dhe miqësor, përvec problemeve me Malokun, ekipit tonë nuk i është bërë pritja nga zyrtarët e klubit vendas dhe eskorta e policisë, edhe pse ishte kusht që cdo levizje e delegacionit të Kukësit bashke me ekipin të jetë i shoqëruar nga autoritet gjeorgjiane. Ne si klub bashkë me Presidentin, Safet Gjici, dënojmë këtë indiferencë të ekipit vendas i cili po ben cdo veprim me qellim lodhjen e ekipit te Kukesit dhe stafit te tij.
Kjo sjellje nuk i sherben aspak lojes “Fair Play”, duke e detyruar Klubin e Kukesit te nderprese çdo lloj kumunikimi me këtë klub. Madje në shënjë proteste nuk do të marrim pjesë as në dreken zyrtare që organizon klubi vendas, duke vënë kështu në dijeni instancat e UEFA-s si dhe delegatin e ndeshjes.
Klubi yne ka hartuar një sëre masash për të mirpritur ekipin e Torpedo Kutaisit si mik, por duke parë mikpritjen që është ofruar nga ana e tyre na kanë lëkundur besimin se këta e meritojnë vlerësimin dhe respektin tonë. Mes nesh kemi dhe nje lojtar gjeorgjian, Irakli Dzaria, që është modeli i një futbollisti të mirfilltë, që mund t’iu tregojë mirë bashkëpatriotëvë të tij se si ne i presim miqtë.
Klubi Kukesit si pjesemarres ne UEFA Champions League, nuk mund te sillet si Klubi i Torpedos por do te zbatojë me rigorozitet rregulloren dhe plotësimin e kërkesave te tyre. Nuk është pak të thuhet që ndaj nesh po tregohet racizem, që është elementi i parë i denueshëm nga UEFA.
Urojmë që ky kalvar mundimesh të shërbeje si një shtysë më e madhe për ne, për të luajtur fort dhe për tu larguar me dinjitet nga Gjeorgjia. Një rast i tillë është i papërjetuar ndonjëherë nga ana jonë edhe pse ne kemi luajtur me shumë Republika të tjera ish-kumuniste. I bëjmë me dije autoriteteve përkatëse në Shqipëri që të marrin parasysh vështirësitë që po na krijohen nga shteti Gjeorgjian, në mënyrë që të marrin masat pëkatëse.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura