Kukësi-Partizani në stadiumin “Air Albania”, zbulohet sa mori FSHF për këtë ndeshje

Jan 27, 2020 | 21:12
SHPËRNDAJE

Kukësi-Partizani nuk afroi më shumë se pesë mijë tifozë në stadiumin e ri “Air Albania”. Në bazë të asaj që u raportua dje nga përgjegjësit e impiantit, zyrtarisht përpara fillimit të ndeshjes rezultonin 4590 bileta të shitura.Pjesa e dyte

 “Panorama Sport” mëson se 25% e të ardhurave nga shitja e biletave do të shkojë në arkën e FSHF-së, që administron stadiumin e ri.

Është folur për një kosto prej 25 milionë lekësh të vjetra sa i përket zhvillimit të ndeshjeve në “Air Albania”, por gjithsesi këtë herë Kukësi si klub organizator dhe FSHF kishin rënë dakord që pagesa të bëhej vetëm nga 25% e të ardhurave nga biletat.

Pas derbit Tirana-Partizani, kjo është ndeshja e dytë që luhet në stadiumin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura