Kukësi në këmbë, kualifikimi ndaj Valetës vlen 960 mijë euro

SHPËRNDAJE

Kukësi luan për herë të dytë në Ligën e Kampioneve dhe në ndryshim nga debutimi ndaj Sherif Tiraspolit, që rezultoi fatkeq, këtë herë shorti i përkëdheli nënkampionët, duke u rezervuar një kundërshtar më të lehtë, si Valeta. Nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, skuadra e Peter Pakult do të kërkojë të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit.

kukesi

Në lojë janë afro 1 milion euro dhe te Kukësi nuk duan që t’iu ikë nga duart ky shans, për të konfirmuar edhe një herë se ky është një vit i artë sa i përket anës financiare. Pasi shitën në Belgjikë dhe Bjellorusi sulmuesit Sindrit Guri dhe Elis Bakaj, duke përfituar rreth 850 mijë euro në total, tashmë Kukësi e nis aventurën europiane me 540 mijë euro të sigurta.

Kjo është në rastin më keq, pra, të eliminohet nga Valeta në Champions dhe më pas të ketë të njëjtin fat edhe në turin e dytë të Ligës së Europës. UEFA jep 280 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ndërsa 260 mijë euro për turin e dytë të Ligës së Europës. Në rast se Kukësi arrin të kualifikohet ndaj Valetës dhe shkon në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, atëherë ka të sigurta automatikisht 960 mijë euro.

SKERDILAID SULOZEQI

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak"Tensionet Trump-Merkel i kanë hipur nervat NATO-s"
Artikulli tjetërBritania jep lajmin e mirë për Ballkanin Perëndimor, ja çfarë ka vendosur

S'KA KOMENTE

Comments are closed.